Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend

Goran Zhivaleviq, oficier i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar i ambasadës serbe në Shkup me 27-të prill në kohën e incidenteve në Kuvend ka qenë aty, bën të ditur grupi hulumtues i Tellmës dhe Gazetës Koha, njofton Portalb.mk.

Goran Zhivaleviq, është ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –BIA, ndërsa tani është zyrtar i cili punon në ambasadën serbe në Shkup në mandatin e tretë. Ai ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet me grupin e turmës dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të Tellmës dhe Kohës ai aty edhe është fotografuar. Por, pse një diplomat i cili sipas faqes së ambasadës serbe në Shkup është këshilltar i së njëjtës, të jetë i pranishëm gjatë kohës së ngjarjeve në Kuvend që është jashtë protokollit të diplomatëve?

Goran Zhivaleviq për televizionin Tellma tha se ka qenë i pranishëm në Kuvend pas detyrës zyrtare që të shoh se në incident a kanë marrë pjesë edhe persona nga Serbia, tifoz ose ekstremist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button