Saiti: Në Maqedoni deri në vitin 2050 tridhjetetre për qind e popullatës do të jenë persona të moshuar

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri vitin në 2050 në Maqedoni me persona të moshuar do të jetë 33 për qind e popullatës. Në vitin 2008, sipas të dhënave statistikore persona të moshuar ka pasur rreth 16.6 për qind të popullatës, ndërsa në regjistrimin e vitit 2002 rreth 15 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia përballet me një numër të madh të të moshuarve. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara jetëgjatësia e maqedonasve deri në vitin 2050 vazhdimisht do të rritet, kështu që deri atëherë 33 për qind e popullatës do të jetë mbi 60 vjet”, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë Sait Saiti në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Javës për kujdes ndaj personave të moshuar “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”.

Qëllimi për shënimin e kësaj jave, sipas tij, është që të ngritët vetëdija publike e nevojës së integrimit të personave të moshuar, por edhe për sigurimin e kujdesit dhe ndihmës për to, me qëllim të rritjes së vazhdueshme të përqindjes së personave të moshuar.

“Nga këto të dhëna del se nevojat e personave të moshuar për mbrojtje sociale dhe shëndetësore vazhdimisht rriten, ndërsa si rezultat i kësaj paraqitet nevoja për format e zhvilluara për mbrojtje jashtë institucionale, që do të mundësojë shërbime të përafërta me shfrytëzuesit për të cilët janë përkushtuar”, tha Saiti.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri konsideron se pasojat nga mplakja si proces mund të ndjehen në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe se të gjitha vendet, duke përfshirë edhe Maqedoninë, marrin masa për tejkalimin e sfidave, por edhe mundësim të kujdesit përkatës dhe mbrojtje të personave të moshuar.

Bëhet fjalë, siç tha, për ndërtimin e shtëpive për përkujdesje, që në Maqedoni ekzistojnë pesë institucione publike dhe njëzet e pesë private, por zhvillohet edhe mbrojtja jashtë institucionale përmes qendrave ditore, qendrave ditore kombinatore dhe qendrave për dhënie të ndihmës personave të moshuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i përkrah bashkësitë dhe shërbimet lokale për ndihmë dhe përkrahje. Mes të tjerash do të ndërmerren masa për përfshirjen sociale të personave të moshuar, integrim shoqëror dhe nxitje të solidaritetit mes gjeneratave.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski është pajtuar se politikat e shtetit duhet të rishikohen që të mund t’ju përgjigjen nevojave të këtij trendi dhe se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht merr masa për avancimin e kujdesit për persona të moshuar.

LEXO: Regjistrimi i popullatës, mungon vullneti politik: Çfarë pasoja do të ketë në Maqedoni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button