Regjistrimi i popullatës, mungon vullneti politik: Çfarë pasoja do të ketë në Maqedoni?

Mungesa e regjistrimit të popullsisë krahas asaj që pengon rebalancin real buxhetor, ndikon në mos realizimin e projekteve në fushën sociale, arsimore por edhe shëndetësore, sipas ekspertit ekonomik Abdulmenaf Bexheti dhe ekspertit për statistikë, Donço Gerasimovski, do të pengojë edhe decentralizimin apo përcaktimin dhe ndarjen e drejtë të buxhetit shtetëror dhe azhurnimin e listave zgjedhore të parapara në planin “3-6-9”shkruan Portalb.mk.

Edhe pse shpesh herë i paralajmëruar nga pushtetit i kaluar dhe i kërkuar nga faktori ndërkombëtar dhe sektori civil në vend, regjistrimi i popullsisë nuk parashihet në planin “3-6-9” të Maqedonisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për Portalb.mk vlerësoi se që të realizohet regjistrimi në tre muajt e parë të Qeverisë është e pamundur ngaqë është problem kompleks dhe duhet më shumë kushte. Kurse i njëjti nuk është as në 9 muaj planifikim të aktiviteteve qeveritare.

“Lista që tregon numrin e qytetarëve në Maqedonisë jep rezultate të dobëta. Unë besoj se nëse do të kishim regjistrim të popullsisë numrat do të ishin edhe më preciz dhe projektet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë. Ndarja e projekteve në mënyrë të barabartë do të mundësonte edhe zgjidhje të ndonjë problemi të ri, siç janë fëmijët që rijnë në rrugë, që flenë në ura, apo ngjashëm. Regjistrimi do të dëshmonte gjendjen e Maqedonisë. Qeveria e Maqedonisë premtoi se regjistrimi do të zhvillohet në 2 vjetët e ardhshëm”, tha Zaev.

Ndërkaq, akademiku dhe eksperti ekonomik Abdulmenaf Bexheti mungesën e regjistrimit të Maqedonisë e sheh si mungesë të decentralizimit të pushtetit si dhe azhurnimin e listave zgjedhore, që zgjedhjet lokale të jenë më kredibilitetin dhe besueshmërinë e tyre.

Abdylmenaf Bexheti
Abdylmenaf Bexheti

“Regjistrimi i popullsisë ka ndërlidhje indirekte me decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit edhe pse nuk është një ndërlidhje intensive. Ajo në mënyrë të drejtpëdrejtë me azhurnimin e listës zgjedhore. Nuk mund të bëhet fjalë për një azhurnim të listës zgjedhore pa regjistrim të mirëfilltë të popullsisë edhe pse në instanca të fundit ky regjistrim mund të bëhet edhe mbi baza të evidencave të librave amë dhe evidencave të librave civile. Ende nuk dimë se sa popullatë kemi në Maqedoni, ndërsa përshkimi i të rinjve në botën e jashtme, veçanërisht ato maqedonase, është një nga arsyet se pse deri më sot nuk kemi regjistrim të popullsisë. Sipas të gjitha vlerësimeve vlerësohet se tre vitet e fundit mbi 100 mijë shtetas maqedonas nga Maqedonia juglindore, qendrore dhe lindore kanë lëshuar vendin”, tha Bexheti.

Abdulmenaf Bexheti vlerëson se: ”Aktiviteti i regjistrimit të popullsisë është një proces kompleks por se Qeveria e re nuk besoj se do të ketë kapacitet të realizojë në muajt e parë këtë proces, përderisa nuk ka një marrëveshje ndërpartiake për depolitizim të ligjit aktual që është në fuqi për regjistrimin i cili në vete përmban më shumë norma politike se sa të dhëna statistikore të cilat duhet t’i ketë një operacion i tillë. Kjo është më shumë komplekse që të mund të arrihet në muajt parë”.

Ndërkaq për ish pjesëtarin e Komisionit Shtetëror për Regjistrim, Donço Gerasimovski, regjistrimi i popullsisë nuk lidhet direkt me azhurnimin e listave zgjedhore mirëpo, siç edhe vlerëson ai “regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për një funskionim normal të shtetit në të gjitha sferave dhe në mënyrë indirekte do të ndikojë edhe në realizimin e shumë projekteve në të ardhmen”.

Donço Gerasimovski
Donço Gerasimovski

“Azhurnimi i listës zgjedhore mund të bazohet në dokumentet të cilat sillen në pajtueshmëri me ligjin e organeve shtetërore, në bazë të regjistrimit në shërbimin amë, të personave të cilët kanë mbushur 18 vjet, personat e vdekur. Në bazë të kësaj Komisioni Shtetëror Zgjedhor me ligj duhet që në çdo tre muaj të azhurnojë listën zgjedhore në bazë të të dhënave që publikohen në Entin Shtetëror për Statistikë. Lista zgjedhore përfshinë personat të cilët kanë mbushur 18 vjet, ka shtetësi të Maqedonisë, pa marrë parasysh asaj se a jetojnë në Maqedoni apo jo”, tha Grasimovski.

Ai përfundoi se regjistrimi i popullsisë është i domosdoshëm që të kemi përcaktime të përfitime që vijnë në bazë të gjinisë, moshës dhe komunës dhe se sipas tij projektet dhe buxheti i paraparë deri më sot nuk projektojnë gjendjen faktike të popullatës së Maqedonisë.

“Ne kemi një përqindje të caktuar të një vendbanimi i cili duhet të ndryshohet në çdo fundvit. Në bazë të saj kemi edhe përcaktime të përfitimeve që vijnë në bazë të gjinisë, moshës dhe komunës. Decentralizimi bëhet në baza të ndryshme. Mirëpo këto përfitime dhe të mira financiare por edhe projektorë vijnë nga regjistrimi i popullsisë. Meqë deri më sot nuk kemi regjistrim të popullsisë, edhe shpërndarja bëhet në bazë të të dhënave të mëhershme. Mirëpo këto shpërndarje janë të pabesueshme ngaqë nuk kemi numër të saktë të popullatës”, përfundoi Gerasimovski.

Përndryshe, të enjten është publikuar plani “3-6-9” i Qeverisë së Maqedonisë i cili u përpilua në koordinim me të gjithë faktorët relevant të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtarnë. Në të parashihen aktivitetet e që do të ndërmerren në tre, gjashtë dhe nëntë muajt e parë të mandatit të Qeverisë. Edhe pse disa herë i paralajmëruar nga pushteti paraprak, edhe në këtë plan nuk parashihet regjistrimi i popullsisë.

Ndërsa Eurostati vlerësoi se Republika e Maqedonisë tashmë pesë vite vonohet me zbatimin e regjistrimit, ndërsa ky nuk është operacion politik, por statistik dhe duhet të zbatohet vetëm me persona, të cilët gjatë kryerjes së regjistrimit do të gjenden në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë më shumë se një vit jashtë Maqedonisë.

“Por, si rregull i përgjithshëm,  popullata e zakonshme  e banorëve është përcaktuar  nga ata persona që kanë vend të zakonshëm qëndrimi në vend në kohë referuese banimi dhe jetojnë ose kanë qëllim që të jetojnë aty për një periudhë prej të paktën 12 muajsh. Kjo përfshin edhe personat që konsiderohen përkohësisht të papranishëm, ndërsa janë përcaktuar si “persona që zakonisht jetojnë në vendin e regjistrimit, por mungojnë ose pritet që të jenë të papranishëm në kohën referuese për një periudhë  më pak se 12 muaj”.  Kjo është e kundërta me ata persona të cilët konsiderohen si përkohësisht të pranishëm, që nënkupton persona që nuk jetojnë ose që pritet të jetojnë në vendin e regjistrimit të paktën 12 muaj në vendin e regjistrimit dhe ata nuk duhet që të konsiderohen si pjesë e popullatës të zakonshme të banorëve”, ka vlerësuar eksperti i Zyrës Evropiane të Statistikës, Pjeter Everaers

Regjistrim i popullsisë në Maqedoni nuk është bërë që nga viti 2002 edhe pse në vitin 2011 u bënë përpjekje. Në vitin 2011, meqë regjistrimi paraprakisht u pa i dështuar dhe i ndikuar, dha dorëheqje nënkryetari i Komisionit për Regjistrim Abdulmenaf Bexheti, dhe në vend të tij erdhi, tash zëdhënësi i BDI-së dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani. Por regjistrimi dështoi pas tre ditëve, si pasojë e ndikimit të politik.

Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i lindjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj.

LEXO: Regjistrimi i popullsisë jashtë Platformës Shqiptare

LEXO: Mungon regjistrimi i popullsisë, a do të mungojë edhe kredibiliteti i zgjedhjeve të 11 dhjetorit?

LEXO: Maqedonia pa regjistrim të popullatës, çfarë qëllime të errëta fshihen pas dështimit të tij?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button