Nesër do të dëgjohen 11 gjykatës që e huqën arrestimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Këshilli për Verifikimin e Fakteve prej nesër do të fillojë t’i dëgjojë gjykatësit e Gjykatës Supreme, Themelore dhe të Apelit për të cilët ka ngritur ankesa për punën e tyre jo etike, mes të cilëve edhe ata që vendosen për arrestimin e ish-shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Gujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski. Pikërisht për vendimin e pabazë të gjykatësve të përfshirë në rastin kundër Grujevskit dhe Boshkovskit u mundësua dy të akuzuarve të ikin nga vendi edhe pas pothuajse katër muajve të kapen në Greqi, shkruan Plusinfo, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit për Verifikimin e Fakteve, Sasho Pocevski tha se në seancën e Këshillit do të dëgjohen 11 gjykatës. Pocevski për Plusinfon konfirmoi se me asnjërin nga gjykatësit e thirrur nuk kanë problem në lidhje me ftesat për praninë e tyre në Gjykatë që tashmë veçse i kanë pranuar, përveç me ata të Gjykatës Supreme. Megjithatë, siç tha ai, ka mënyrë se si të zbatojë procedurë edhe në rast të mungesës të ndonjërit nga gjykatësit e thirrur me leximin e deklaratave të tyre me shkrim para anëtarëve, ndërsa më vonë Këshilli në seancë tjetër do të vendos se a do të ketë përgjegjësi për ndonjërin prej tyre.

“Deri tani me asnjërin nga gjykatësit nuk kemi pasur asnjë problem, përveç me ata të Gjykatës Supreme, kryetari i së cilës me armiqësi e sheh Këshillin për Verifikimin e Fakteve, trup që nuk është i shpikur, as i rënë nga marsi, por i formuar me ligj. Gjykata Supreme nuk i ka pranuar ftesat e Këshillit për seancën e ardhshme, por veprimi i tillë është në dëm të tyre, për atë arsye ne edhe në mungesë të tyre mund të sjellim vendin. Gjykata Supreme tregon mosrespektim të institucionit tonë”, tha Pocevski.

Plusinfo kërkoi koment edhe nga kryetari i Gjykatës Supreme në lidhje me akuzat se ajo gjykatë refuzon të bashkëpunojë me Këshillin për Verifikimin e Fakteve dhe kryetarin e tij Sasho Pocevski

“As që e njoh, as që më intereson personi që e përmendët”, u përgjigj kryetari i Gjykatës Supreme, Vangellovski.

Në rrethet gjyqësore konsiderohet se injorimi i Këshillit nga ana e Gjykatës Supreme, gjegjësisht nga ana e kryetarit u evidentua prej kur Këshilli kundër Vangellovskit ngriti kallëzim penal për shkak punës së pamatur në atë se nuk iu lejua anëtarëve të trupit për verifikimin e fakteve të kryejnë ekspertizë në lëndët “Target” dhe “Fortesa 2″..

Prokuroria e ka hedhur denoncimin e Këshillit, por Pançevski tha se planifikojnë për t’u ankuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button