Bomba e 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

Gruevski arriti të marrë frerët e shtetit deri në eshalonët më të ulëta të pushtetit, duke ndarë përfitime për bashkëpunëtorët e tij. Bomba e 20 nxjerr në sipërfaqe presionin, largimin nga puna dhe hakmarrjen e pushtetit të Gruevskit nëpër të gjitha eshalonët e shtetit ku kanë hasur në kundërshtime.

Biseda në mes Jankullovskës dhe Martin Protogjer. Jankullovska dëgjohet duke I thënë se E largova kryetarin e Sindikatës, nuk është mirë për shtetin, por arsye se pse e nxora është deklarata e tij se ka deklaruar se udhëheqja i streson punëtorët.


Jankullovska, dëgjohet duke thënë se tash është koha që të pastrohen kuadrat nga UBK- ja dhe pastaj do të jenë të qetë katër vite. Ajo thotë se atje janë të gjithë suficit dhe si të duan le të shkojnë le të ankohen tek “Pyjet e Maqedonisë”.

Kryeministri Gruevski, implikohet drejtpërdrejtë në punësimin e kuadrove partiake edhe në spitale.

Gruevski, në bisedë me drejtorin e spitalit ushtarak, kërkon që të punësojë kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Jankullovska thotë se drejtori patjetër duhet të respektojë urdhëratë që i janë dhënë, duke e cilësuar atë edhe si “mbeturinë”.

Sasho Mijallkov kërkon që të punësohen 1000 persona. Në bisedën mes Jankullovskës dhe Mijallkovit , ky i fundit kërkon që të punësohen 1000 persona MPB-ja.

Mijallkovi kërkon 100 njerëz vetëm për operativën në UBK. Mijallkov ankohet se operativa është katastrofë dhe se nuk mund të punohet.

Stavrevski thotë se nuk ka para dhe kërkon nga Jankullovska që t’i thotë shefit se nuk ka para tjera dhe se ku të duan le t’i gjejnë. Jankullovska thotë se 950 persona duhet të punësohen.

Sasho Mijallkov, kërkon nga ministrja e MPB-së- Gordana Jankullovska informacione për gjykatësit që duhet të emërohen.

Branko Ushkovski kryetar i Këshillit gjyqësorë ka kaluar nëpër kuluaret e komiteteve të VMRO-së.

Jankullovska dhe Mijallkovi, bisedojnë për Gordana Geshkovska për ta emëruar në Prokurorinë Themelore – Shkup, e cila është e njohur për rastin me televizion A1.

Trajko Veljanoski, kundërshton emërimin e Ushkovskit për Kryetar të Këshillit Gjyqësor, duke i thënë Jankullovskës se ai nuk ka lidhje me drejtësinë. Jankullovska i përgjigjet se nuk e vendosin se është i bukur, por se u duhet për punët e tyre.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA e 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Back to top button