Sulmet fizike në fushatë zgjedhore dëmtojnë zgjedhjet lokale

Rrahja e kandidatit për kryetar të Shuto Orizares, Elvis Bajram është njëri nga incidentet më serioze në periudhën parazgjedhore, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thotë se po punon për zbardhjen e rastit, kurse VMRO-DPMNE numëron 11 shkelje të procesit zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Thyerje të shtabeve partiake, rrahje të politikanëve dhe një kandidat për këshilltar i sulmuar janë rastet që e karakterizojnë fushatën për zgjedhje lokale 2017.

Analisti politik dhe gazetari Xhelal Neziri vlerësoi se të gjitha këto raste janë incidente të izoluara dhe se MPB nuk është agjile në parandalimin e këtyre incidenteve.

“Nuk besoj se në partitë ka diçka më të organizuar në drejtim të shkaktim të këtyre incidenteve që të dëmtohet atmosfera që mbizotëron gjatë fushatës zgjedhore”, tha Neziri.

Pas sulmit ndaj Elvis Bajramit, nga VMRO-DPMNE-ja numëruan më shumë se 11 shkelje të fushatës zgjedhore dhe dëmtim brutal të procesit zgjedhor.

“Ka njolla serioze në procesin zgjedhor. Gjuajtje, sulme fizike, lëndime të lehta trupore, keqpërdorim të policisë për qëllime zgjedhore, kërcënime, trysni, shtabe të thyera dhe agjitime partiake nga anëtarët e komisioneve zgjedhore”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga LSDM e dënuan aktin e dhunës ndaj Elvis Bajramit duke apeluar deri tek institucionet që ta zbardhin rastin.

Përndryshe, edhe javën e kaluar në Kërçovë u sulmua bartësi i listës i pavarur, Alit Abazi, por ky rast nuk mori përmasa të mëdha politike. Abazi edhe më tej është në gjendje kritike, kurse personit që e sulmoi iu shqyrtua 30 ditë paraburgim. Ende nuk dihen motivet e sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button