Është rrahur Elvis Bajrami, situatë tensionuese para spitalit “8 Shtatori”

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Shuto Orizares, Elvis Bajram, djali i Amdi Bajram është rrahur gjatë pasdites së sotme në lagjen e tij. Ai është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” ka vërtetuar për “Fokus” drejtori i spitalit, Kristijan Kostov, njofton Portalb.mk.

Drejtori informoi se Bajram është jashtë rrezikut për jetë. Mjekim ka marrë në dorë ku ka qepje me 6 penj.

Pas këtij rasti, shumë simpatizues janë mbledhur para spitalit dhe gjatë pasdites aty pati gjendje të tensionuar. Si pasojë e kësaj, të pranishëm aty ishin edhe policia.

Para spitalit ka qenë edhe babai i Elvisit, Amdi Bajram i cili i shqetësuar për birin ishte i revoltuar se pse nuk e lejonin të hynte në spital.

“Djalin tim e hypën lart, më njoftuan, ai është lënduar rëndë. Ata e goditën në kokë me shufër”, tha Bajrami.

Përndryshe, Elvis Bajrami ka qenë kryetar i Komunës së Shuto Orizares dhe sërish ka kandiduar për të njëjtën komunë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button