Prokuroria Speciale do ta publikojë raportin e katërt gjashtëmujor

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot duhet ta publikojë raportin e katërt gjashtëmujor në të cilin do të japë përfundime për tërë atë që kanë punuar në këtë periudhë, njofton Portalb.mk.

Në raportin e tretë PSP njoftoi se sipas strukturës së veprave penale, pjesa më e madhe janë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit me çka është dëmtuar buxheti i R. së Maqedonisë. PSP gjithashtu theksoi se janë zbuluar 66909 materiale të fshira audio.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i materialeve audio është rritur në 606.555. Në këto materiale, si dhe ndaj 540.646 paraprake është kryer regjistrim elektronik që gjendet në gjithsej 15.906 faqe në formë elektronike. Gjatë firmosje është vërtetuar se kohëzgjatja e të gjitha materialeve audio është 13200 orë”, tha kryeprokurorja speciale, Katica Janeva gjatë publikimit të raportit të tretë.

Ndryshe, pasi u formua Prokuroria Speciale, me marrjen në duar të lëndëve që dalin nga 45 përqind e përgjimeve, gjykatat refuzonin të bashkëpunonin me kryeprokuroren Katica Janeva. Atje madje patëm shumë shpesh edhe konfrontime, duke i akuzuar prokurorët e Speciales se janë të politizuar. Shumë të akuzuar për të cilët Prokuroria Speciale Publike kërkonte paraburgime të menjëhershme, për të njëjtët Gjykatat i kanë hedhur poshtë, gjë të cilën s’e kanë bërë për kërkesat e Prokurorisë së Zvërlevskit.

Në bazë të të dhënave të dala nga hulumtimi “Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin” kuptojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 për Prokurorinë Themelore Publike menjëherë ka aprovuar paraburgime kur janë parashtruar nga PTHP kurse vetëm një për PSP-në.

Së fundmi, Prokuroria Speciale ngriti 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik, ku edhe përskaj shumë kërkesave për paraburgim, gjykatat pranuan që të paraburgosen vetëm dy persona, por edhe ata tanimë janë të arratisur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button