Bogoevski: Gruevski la shtet ku nuk duan të qëndrojnë as emigrantët

VMRO-DPMNE-ja do të harxhojë qindra mijëra euro, do ta shkel ligjin dhe do uzurpojë procesin zgjedhor për 5 emigrantë, të cilët as nuk duan të qëndrojnë në shtetin që e la Nikolla Gruevski pas 11 vjetësh qeverisje, vlerësoi deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Pavlle Bogoevski, njofton Portalb.mk.

“DPMNE-ja sërish po tenton të krijojë probleme reale me kërcënim të trilluar. Për 11 vjet, Gruevski la shtet që as emigrantët nuk duan të qëndrojnë. Dëshmi për këtë është edhe ajo se milion emigrantë të cilët kaluan kufijtë e Maqedonisë, vetëm pesë prej tyre morën status të emigrantit në Maqedoni, kurse 11 të tjerë morën mbrojtje subsidiare”, tha Bogoevski.

Ai shtoi se arsyeja e caktimit të datës së referendumit për më 15 tetor nuk zvogëlon harxhimet e tyre, sepse referendumet organizohen dhe financohen nga vetë komuna.

“Deri në këtë moment këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë votuar mbajtjen e referendumeve në Gjevgjeli, Manastir, Koçan, Karposh, Shtip, Gazi Babë, Kavadar dhe Prilep. Data e referendumit është i njëjtë me atë të zgjedhjeve lokale, 15 tetor. Tema e të gjithëve është e njëjtë, a duhet që komuna të lejon ndërtimin e kampeve të refugjatëve në territorin e saj? VMRO-DPMNE-ja tha se u caktua e njëjta ditë që të shmangen harxhimet shtesë. Kuptohet, si kjo dhe shumë të tjera janë gënjeshtra. Harxhimet e referendumeve lokale i mbulon komuna. Referendumi është proces tjetër nga zgjedhjet lokale, kërkon këshilla organizativ të tjerë. Për këtë, harxhimet nuk do të zvogëlohen për asnjë dënarë nëse ato mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale”, shkruan ndër të tjerash në fejsbuk, Bogoevski.

Sipas Bogoevski qëllimi kryesor i trillimit të këtij problemi të VMRO-DPMNE-së është ksenofobia dhe urrejtja që ata duan ta mbjellin në Maqedoni.

Përndryshe, ky reagim i Bogoevskit vjen pasi që këshilli komunal i Aerodromit ka marrë vendim për mbajtjen e referendumit për mosndërtim të kampeve të emigrantëve, referendum i cili do të kushtojë rreth 100 mijë euro. Referendumi do të mbahet edhe në më shumë komuna edhe përskaj asa që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale disa herë ka deklaruara se nuk do të kemi hapje të kampeve të reja të refugjatëve.

“As nuk ndërtohen e as nuk është paraparë buxhet për kampe të refugjatëve. Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët. Opozita shpërndanë frikë te qytetarët”, tha Carovska.

Ngjashëm me të mendojnë edhe njohësit e çështjeve emigruese duke vlerësuar se problemi me emigrantët keqpërdoret nga VMRO-DPMNE-ja për të nxitur urrejtje etnike dhe fetare në Maqedoni para zgjedhjeve lokale. Për të njëjtën çështje paraprakish edhe organizata civile mblodhi nënshkrime për të njëjtën problematikë, ku mediat në Maqedoni erdhën në informata dhe dëshmi se pjesëtarët e organizatës “Budenje” janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Një pjesëtar i iniciativës, sulmoi fizkisht ekipin e gazetarëve të “Nova TV”, të cilët kanë qenë duke raportuar për ngjarjen e mbledhjes së nëshkrimeve në Aerodrom.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP