Qindra mijëra euro do të shpenzohen për problemin e trilluar të emigrantëve të VMRO-DPMNE-së

 

Vendimi për referendum që u soll mbrëmë nga Këshilli Komunal i Aerodromit, i cili rezultoi edhe me sulme fizike dhe që do të mbahet paralelisht me zgjedhjet lokale në këtë komunë, sipas të dhënave që dalin nga shpenzimet e referendumeve paraprake të mbajtura në komuna tjera të Maqedonisë, do të kushtojë rreth 100 mijë euro, njofton Portalb.mk.

Mbajtja e referendumit në Komunën e Gjegjelisë, Manastirit, Vallandovës, Karposhit, Shtipit, Gazi Babës dhe Prilepit ka kushtuar rreth 50 mijë euro, ndërkohë që bashkërisht me mjetet e shpenzuara gjatë organizimit të të njëjtit, shuma e tërhequr nga buxheti komunal për një referendum ka arritur vlerën rreth 100 mijë euro.

Sikur organizimi i zgjedhjeve lokale edhe referendumet paguhen nga Komuna. Por referendumin e organizon një Këshil Zgjedhor, kurse të tjerët organizojnë votimin e këshilltarëve dhe kryetarëve komunal, sqaruan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për “Fokus“, ndërkaq shtuan se duhet të organizohen këshille të veçanta për referendum dhe në to të marrin pjesë më së paku gjashtë persona.

Ngjashëm, rreth 100 mijë euro do t’i kushtojë referendumi për çështjen e trilluar të emigrantëve edhe Komunës së Aerodromit, ndërkohë që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale disa herë ka deklaruara se nuk do të kemi hapje të kampeve të reja të refugjatëve.

“As nuk ndërtohen e as nuk është paraparë buxhet për kampe të refugjatëve. Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët. Opozita shpërndanë frikë te qytetarët”, tha Carovska. Ngjashëm me të mendojnë edhe njohësit e çështjeve emigruese duke vlerësuar se problemi me emigrantët keqpërdoret nga VMRO-DPMNE-ja për të nxitur urrejtje etnike dhe fetare në Maqedoni para zgjedhjeve lokale. Për të njëjtën çështje paraprakish edhe organizata civile mblodhi nënshkrime për të njëjtën problematikë, ku mediat në Maqedoni erdhën në informata dhe dëshmi se pjesëtarët e organizatës “Budenje” janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Një pjesëtar i iniciativës, sulmoi fizkisht ekipin e gazetarëve të “Nova TV”, të cilët kanë qenë duke raportuar për ngjarjen e mbledhjes së nëshkrimeve në Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button