Ministria e Shëndetësisë konfirmoi, edhe një foshnje ndërroi jetë në Maqedoni

Siç konfirmuan për Portalb.mk nga Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një foshnje gjashtëmuajshe, shkaqet e së cilës nuk dihen ende.

Nga atje njoftojnë se është duke u përgatitur raporti ku do të sqarohen edhe shkaqet e vdekjes së foshnjës.

“Është e vërtetë se ka ndërrua jetë një foshnje në Klinikën e Fëmijëve por që shkaqet ende nuk dihen. Jemi duke e pritur raportin nga mjeku përgjegjës i rastit të fëmijës dhe më pas do të dërgojmë kumtesë për media se cilat janë shkaqet që i mori jetën foshnjës”, thonë për Portalb.mk nga MSH-ja.

Ndryshe, rasti i kësaj foshnje është rasti i tretë në Maqedoni. Paraprakisht jetë ndërruan trineqë dhe një fëmijë 4-vjeçar në Ohër. Taravari dje njoftoi se për të dyja raste është formuar komision për të hetuar shkaqet dhe procesin e trajtimit dhe hospitalizimit të pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button