Pas shuarjes së vajzës dyvjeçare, sqarohen nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë (MSHM) nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se rasti i shuarjes së jetës së vajzës dyvjeçare në Spitalin e Ohrit ka ardhur si pasojë e virozës së konstatuar paraprakisht, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga MSH-ja, pas diagnostifikimit të virozës, vajza e vogël është kontrolluar edhe njëherë për shkak të simptomave si barkdhimbje, molisje dhe vjellje të shpeshta.

“Pacientja e cila ndërroi jetë për herë të parë është sjellë në repartin e spitalit më 25 gusht me simptome të shqetësimit. Pas kontrollit të kryer dhe diagnostifikimit të virozës, janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtutjeshëm të pacientes. Më 26 gusht në ora 16:40 është bërë edhe një kontroll për shkak të simptomave si barkdhimbje, vjellje dhe molisje me shenja të dehidrimit të lehtë. Është bërë rehidratim dhe pacientja është dërguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandime për shërim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas informatave të Ministrisë, në ora 23:55 pacientja sërish është sjellë në spital pa rrahje të zemrës, pa puls dhe pavetëdije. Pas reanimacionit më gjatë se një orë e gjysmë është konstatuar vdekje në ora 1:30.

Ministria e Shëndetësisë dërgon ngushëllime deri te familja dhe informon se menjëherë do të formojë Komision që të hetojë trajtimin dhe procesin e shërimit të pacientes.

Përndryshe, ky sqarim i MSH-së vjen pasi në orët e para të ditës së dielë, në Spitalin e Ohrit ka ndërruar jetë një vajzë dyvjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button