Ende nuk ka asnjë informatë kush e ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës!

Zjarrvënësi i deponisë së mbeturinave së Tetovës ende është në liri, ndërsa prokuroria ende po mbledh prova. Sipas asaj që deri tani e kumtojnë nga Prokuroria Themelore e Shkupit, janë marrë incizimet nga kamerat e sigurisë prej objeketeve përreth deponisë, është marrë fletëpronësia e tokës në të cilën është e vendosur deponia dhe është matur edhe niveli i ndotjes së ajrit me qëllim që të shihet nëse zjarrvënësi me veprimin e tij, e ka kërcënuar shëndetin e qytetarëve, njofton Shenja.

Ndërkohë që prokuroria po bën hetimin për zjarrin i cili shqetësoi tej mase popullatën e revoltuar nga neglizhenca e autoriteteve, deponia ende ekziston.

Kujtojmë se kryetarja e kësaj komune Teuta Arifi kishte dyshime se disa zjarre në objekte dhe vende publike në Tetovë kishin qenë të sinkronizuara. Madje Arifi pohonte se ka njohuri për autorët e mundshëm por edhe për motivin.

Edhe përkundër këtyre indikacioneve, Prokuroria ende nuk ka dhënë asnjë njoftim se e e ka kapur ndonjë të dyshuar.

LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë

LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës

LEXO: Arifi: Protesta e qytetarëve për shkak deponisë ka prapavijë politike

LEXO: Protesta e “Eco Guerillas”, kërkohet burg për shkaktarët e djegies së deponisë në Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button