Protesta e “Eco Guerillas”, kërkohet burg për shkaktarët e djegies së deponisë në Tetovë (VIDEO)

13:30– Ashtu edhe siç u paralajmërua, u mbajt protesta e organizatës joqeveritare “Eco Guerilla” e cila nisi nga deponia e Tetovës për të përfunduar te Komuna e Tetovës. Në këtë protestë, aktivisti Arianit Xhaferi  dhe protestuesit e tjerë edhe njëherë bënë thirrje që rasti i djegies së deponisë të mos merr përmasa politike dhe shkaktarët e saj të përgjigjen në bazë të dispozitës së parashtruar në Kodin Penal, njofton Portalb.mk.

“Të nxirren djegësit e deponisë para ligjit. Kërkojmë nga pushteti qendror që ta mbikëqyrin pushtetin lokal paraprak dhe atë aktual për të gjitha hapat që është dashur të ndërmerren dhe të cilat janë ndërmarrë në lidhje me deponinë në Tetovë. Ne nuk do të ndalemi me reagime, sepse nuk ndalemi së marruri frymë. Nga deponia do të shkojmë drejt objektit të Tetovës duke bërë thirrje që të zbatohet Kodi Penal ku parashihet burg për kryerësit e veprës penale”, tha Xhaferi gjatë protestët në deponinë e egër të Tetovës.

Pas kësaj protestuesit kundër ajrit të ndotur në Tetovë lëvizën për kah objekti i Komunës së Tetovës në hyrje të së cilës ngjitën afishe ku autoritetet u paralajmëruan edhe njëherë se shkaktarët e ndjezjes së deponisë së Tetovës duhet të dënohen me burg, ashtu siç parasheh Kodi Penal.

 


______________________________________________________________________

10:00-Organizata ekologjike “Eco Guerilla” sërish riktheu protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë që kësaj radhe vjen si pasojë e djegies së deponisë së egër në hyrje të qytetit.

Siç kuptohet nga ngjarja në fejsbuk, protesta do të mbahet sot, e hënë, 21.08.2017 me fillim prej ora 12:00 në deponinë e Tetovës.

“Të nderuar qytetarë, të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: “Ajër të pastër!” dhe “Mbrohu ose helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka!”. Protesta do të zhvillohet te deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e “Kthejnë ajrin e pastër”. Është për shëndetin, është për jetën!”, thuhet në njoftin e “Eco Guerilla”-s

Kujtojmë se kjo organizatë edhe më herët ka protestuar kundër ajrit të ndotur në Tetovë, dhe si rezultat i protestave të saja erdhi edhe te mbyllja e fabrikës “Jugohrom” që u paraqit si ndotësi më i madh në rajonin e Pollogut.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button