Zoran Zaev dënoi ashpër sulmin në Barcelonë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dënuar ashpër sulmin në qytetin e Barcelonës duke shprehur keqardhje për viktimat e aktit të dhunshëm çnjerëzor, njofton Portalb.mk.

“Bashkëndjej thellë dhe sinqerisht më familjet e viktimave të sulmit terrorist të mbrëmshëm në Barcelonë. Porosia jonë deri në Spanjë dhe Evropë është se në këto momente kur vuajmë për viktimat, dënimi i urrejtjes dhe dhunës duhet të jetë vendimtare dhe e fuqishme. Njëkohësisht duhet t’i afirmojmë vlerat të cilat promovojnë bashkëjetesë dhe liri, kundrejt ndarjeve dhe diskriminimit”, porositi Zaev.

Përndryshe, në këtë sulm një qytetar i Maqedonisë,ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës. Ai nuk është në rrezik për jetën  dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button