Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur (FOTO)

Ambasada e Shqipërisë në Spanjë raporton se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga sulmi makabër në Barcelonë.

Përfaqësuesit e ambasadës atje bëjne thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet në zonën ku ndodhi dhe akti i rëndë.

Po ashtu, ky institucion ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, 0034 66 767 3333, në të cilin çdo shqiptar mund të telefonojë për të kërkuar ndihmë.

Deri më tani, autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se nga sulmi me furgon kanë mbetur të vrarë 13 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre me plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruar edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Sipas mediave lokale dhe atyre botërore, një person me furgon është përplasur në kryqëzim me një turmë njerëzish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button