Dha betimin Prokurori i ri publik, Marko Zvërlevski

Prokurori i ri publik, Marko Zvërlevski, sot dha betim solemn para kryetarit të Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski. Zvërlevski u betua se gjatë kryerjes së funksionit Prokuror publik do të punojë sipas Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve të ratifikuara.

Prokurori publik premtoi edhe takime të shpeshta me mediumet, për, siç tha ai, njoftim të shpejtë dhe të paanshëm të publikut dhe të qytetarëve, që të shamngen spekulimet e ndryshme që mund ta dëmtojnë institucionin me të cilin do të udhëheqë ai.

Sipas Zvërlevskit, fakti që ai ka qenë kandidati i vetëm për vendi  e prokurorit publik nuk do të thotë se ky funksion nuk është atraktiv për kolegët e tij të tjerë.

– Kandidimi në konkurs të hapur publik është çështje personale e kandidatëve dhe nuk mund t’i komentoj vendimet e atyre që nuk janë kandiduar, ndërsa vendi i prokurorit shtetëror publik, gjithsesi është pozita më atraktive në çdo vend – deklaroi Zvërlevski.

Zvërlevski paralajmëroi se Prokuroria publike është e gatshme të punojë sipas Ligjit të ri për procedurë penale. 

Këtë funksion Zvërlevski do ta ushtrojë 6 vitet e ardhshme. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button