Në Maqedoni askush nuk dënohet për arratisje

Kanë kaluar më shumë se dy javë prej kur ish shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski, janë arratisur pa asnjë gjurmë, pasi që Gjykata Supreme e konfirmoi paraburgimin për 30 ditë. Nëse të njëjtit do të kapen nga organet e rendit ose vetë do të dorëzoheshin, për arratisjen e tyre ata nuk do të japin llogari, pasi që një gjë e tillë nuk parashihet me ligj, njofton Portalb.mk.

Tortevski“Sipas Kodit Penal nuk parashihet dënim për personat që janë në arrati. Vetëm se për to është rrethanë rënduese, nëse do të dënohen. Për shembull, në vend që të dënohen me 5 vjet burg, gjykatësi mund të kërkojë dënim me 7 vjet, pasi që kanë ikur. Domethënë këtë gjykatësi mund ta marrë parasysh, nuk është patjetër, do të duhej”, deklaron për Portalb.mk, avokati Aleksandar Tortevski.

LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

Mefail Arsllani, avokatTë njëjtën e thotë edhe avokati Mefail Arsllani se Kodi Penal nuk parasheh dënim për personat që arratisen derisa dënimi nuk është i plotfuqishëm, megjithatë, edhe nëse bëhet, edhe pse Kodi Penal parasheh dënim, në praktikë nuk aplikohet.

“Për personat që nuk paraqiten në Gjykatë ose nuk janë të kapshëm nga organet e rendit derisa vendimi nuk është i plotfuqishëm, nuk parashihet dënim. Nëse është i plotfuqishëm atëherë nëse arratiset i burgosuri nga burgu, sipas ligjit do të duhej të dënohet, megjithatë në praktikë e njëjta nuk aplikohet. Por, kjo është masë rënduese për të burgosurin, pasi që nuk do t’i lejojnë që t’i shfrytëzojë disa benefite ose të mira që mund t’i ofrohen, për shembull të lirohet për vikend. Pra kjo mund ta rëndojë pozitën e tij si i akuzuar, por sipas Kodit Penal, nuk ka ndonjë nen i cili e cakton se cili do të ishte dënimi për të, kur të kapet ose kur të kthehet vazhdon me vuajtjen e dënimit”, thekson Arsllani.

Gjykatat në “mbëmje” e lënë derën “hapur”

Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që të akuzuarit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje. Në ligj shkruan se “ankesa e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit”.

GjykataPor, në vend që të arrestohen që në 18 korrik, menjëherë pasi Këshilli i Gjykatës së Apelit në krye me kryetaren Liljana Shopova u ka shqiptuar masa paraburgimi, Këshilli u dha pauzë Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit prej një jave. Atë e ka bërë me atë që në vendimet për masën paraburgim, te çdonjëri shkruan se masa do të hyjë në fuqi pas vendimit të plotëfuqishëm.

Ajo nënkupton se Gjykata e Apelit bën presedan dhe për dallim nga të akuzuarit e tjerë me shqiptimin e masës së kujdesit, nuk ka dërguar urdhër në MPB që menjëherë të tre personat të arrestohen dhe të dërgohen në Burgun e Shutkës, por i ka udhëzuar që të drejtohen te Gjykata Supreme.

Fillimisht dy dytë Gjykata e Apelit nuk ka mundur që t’ua dorëzojë vendimet për paraburgim të Grujovskit, Boshkovskit dhe Jakimovskit, të akuzuar për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrim të sistemeve të përgjimit. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Penale objektet i kanë të ndara rreth 15 metra largësi.

Kur i kanë pranuar, madje atëherë kanë filluar që të rrjedhin afatet për ankesë. Kanë dorëzuar ankesa, Gjykata e Apelit i ka dërguar deri te Prokuroria Speciale të premten, ndërkaq PSP, vetëm që të mos e vazhdoj pengesën e vazhduar në komunikimin me të akuzuarit i cili ka qenë në rrjedhë, menjëherë ka dërguar përgjigje ndaj ankesës.

LEXO: Padi penale për gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin ish funksionarëve të Policisë Sekrete

Por, në vend që të kompletohet dhe të dorëzohet e tërë lënda në Gjykatën Supreme, Gjykata e Apelit atë e ka bërë të hënën në mëngjes, me sqarimin se deri të premten nuk kanë arritur vërtetimet për tre të akuzuarit se i kanë pranuar përgjigjet nga ankesat e PSP-së. Kështu që tërë vikendin këto vërtetime për përgjigjet e Prokurorisë ndaj ankesave kanë udhëtuar nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Supreme. Gjykata e Apelit dhe Supremja janë në largësi prej 10 metrash.

Dje Shoqata “Llupa e Gjelbër”, ka kërkuar përgjegjësi nga gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin e Boshkovsit dhe Grujovskitduke dorëzuar padi penale për gjithsej 15 gjykatës, ndërkaq plotësisht kanë kërkuar nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve nëse gjykatësit kanë punuar me ndërgjegje.

Arratia – “praktikë e mirë” për të mos shkuar prapa grilave

Grujovski dhe Boshkovski, nuk janë funksionarët e vetëm që janë arratisur, paraprakisht, biznesmeni Sead Koçan, i dyshuar për krim financiar prej 17 milionë eurove në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale, u arratis për më shumë se dy muaj, për të ikur nga paraburgimi. Megjithatë, edhe pse sipas praktikës, për personat që arratisen duhet të kenë rrethana rënduese, e kundërta ndodhi me funksionarin e VMRO-DPMNE-së, Koçan, i cili kur arriti që të kthehet nga “udhëtimi zyrtar”, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e liroi atë.

LEXO: Sead Koçan 63 ditë në arrati

VMRO-DPMNE, GruevskiPërveç Koçanit, thuajse tërë kryesia e VMRO-DPMNE-së ka mbetur pa pasaportë nga  “frika” e gjykatësve se të njëjtët mund të ikin. Të njëjtët janë evidentuar edhe në MPB që nëse tentojnë që të ikin me letërnjoftim, të ndalen nga organet e rendit, ndërkaq u janë marrë edhe pasaportat diplomatike atyre që kanë poseduar. Por, Policia e Maqedonisë nuk ka pasur sukses që ta gjejë Koçanin kur ishte në arrati, por as Grujovskin dhe Boshkovskin të cilët ende janë të pakapshëm. Për të dy rastet MPB ka lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për to, megjithatë as Interpoli nuk ka kryer punë.

Pa pasaportë ka mbetur ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish ish sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së,Kiril Bozhinovski, ish shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, etj.

LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP