Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që të akuzuarit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim, njoftonPortalb.mk. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje, njofton Portalb.mk.

Në ligj shkruan se “ankesa e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit”.

Por, në vend që të arrestohen që në 18 korrik, menjëherë pasi Këshilli i Gjykatës së Apelit në krye me kryetaren Liljana Shopova u ka shqiptuar masa paraburgimi, Këshilli u dha pauzë Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit prej një jave. Atë e ka bërë me atë që në vendimet për masën paraburgim, te çdonjëri shkruan se masa do të hyjë në fuqi pas vendimit të plotëfuqishëm.

Ajo nënkuptonte se Gjykata e Apelit bën presedan dhe për dallim nga të akuzuarit e tjerë me shqiptimin e masës së kujdesit, nuk ka dërguar urdhër në MPB që menjëherë të tre personat të arrestohen dhe të dërgohen në Burgun e Shutkës, por i ka udhëzuar që të drejtohen te Gjykata Supreme.

Fillimisht dy dytë Gjykata e Apelit nuk ka mundur që t’ua dorëzojë vendimet për paraburgim të Grujovskit, Boshkovskit dhe Jakimovskit, të akuzuar për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrim të sistemeve të përgjimit.

Gjykata e Apelit dhe Gjykata Penale objektet i kanë të ndara rreth 15 metra largësi.

Kur i kanë pranuar, madje atëherë kanë filluar që të rrjedhin afatet për ankesë. Kanë dorëzuar ankesa, Gjykata e Apelit i ka dërguar deri te Prokuroria Speciale të premten, ndërkaq PSP, vetëm që të mos e vazhdoj pengesën e vazhduar në komunikimin me të akuzuarit i cili ka qenë në rrjedhë, menjëherë ka dërguar përgjigje ndaj ankesës.

Por, në vend që të kompletohet dhe të dorëzohet e tërë lënda në Gjykatën Supreme, Gjykata e Apelit atë e ka bërë të hënën në mëngjes, me sqarimin se deri të premten nuk kanë arritur vërtetimet për tre të akuzuarit se i kanë pranuar përgjigjet nga ankesat e PSP-së. Kështu që tërë vikendin këto vërtetime për përgjigjet e Prokurorisë ndaj ankesave kanë udhëtuar nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Supreme.

Gjykata e Apelit dhe Supremja janë në largësi prej 10 metrash.

Duke vendosur për këto ankesa, dje, në ditën e tetë të shqiptimit të masës së paraburgimit, Gjykata Supreme vendosi që ish kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Grujovski dhe të punësuarin në DSK, Nikolla Boshkovskit, t’ua konfirmojë masat e paraburgimit. Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Gjykata Supreme ia largoi masën e paraburgimit, por ia ka marrë pasaportën diplomatike.

Por, pasi që erdhën vendimet, mbrëmë MPB nuk i ka  gjetur në shtëpi as Grujovski e as Boshkovskin që t’i arrestojë.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button