Sead Koçan tanimë 63 ditë në arrati

Kanë kaluar 63 ditë prej kur nuk ka asnjë informatë se ku gjendet biznesmeni, Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për krim të rëndë prej 17 milionë eurove. Sipas informatave të PSP-së ai shtetin e ka lëshuar më 9 mars, gjegjësisht një ditë pas shqiptimit të masës për paraburgim, ndërkaq deri më sot nuk ka informata se është kthyer mbrapa, njofton Portalb.mk.

Avokati i tij, Dodoevski, kishte delaruar se Koçan nuk është në arrati, por është në udhëtim zyrtar. Sipas tij, biznesmeni është larguar nga shteti përpara se të sillet vendim për paraburgim.

Avokati Dodevski, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe porosive për të dhënë informata nëse klienti i tij është ende në “udhëtim zyrtar”, ashtu siç kishte deklaruar para dy muajve.

Në ndërkohë, MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për biznesmenin Koçan.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button