VMRO-DPMNE-ja kërkoi përfundim të debatit për Zvërlevskin por sërish ndërpreu seancën

Edhe pse VMRO-DPMNE-ja premtoi se do të shqyrtojë propozimin e koordinatorit të LSDM-së Tomisllav Tuntevit  për përfundim të diskutimit për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe kërkoi të njëjtën paraprakish edhe vetë, sërish deputeti i saj Ilija Dimovski kërkoi që të respektohen kolegët e përkatësisë krishtere dhe të mos punohet pas orës 18:00, njofton Portalb.mk.

Si pasojë e kërkesës së Dimovskit, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi sërish ka ndërprerë seancën parlamentare ku po zhvillohet debati për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

“Zotëri Xhaferi unë do të doja të reagojë për atë që paralajmëruat se do të punohet pas orë 18. Dje treguam se dje dhe sot janë festa të rëndësishme për besimin krishterë dhe shumë deputetë kanë arsye familjare që ta shënojnë këtë festë. Kërkoj seanca të përfundoj në orën 18 që deputetët të kryejnë obligimin e tyre ndaj festave fetare. Dje bëmë gabim, edhe ju e kuptuat gabimin, shpresoj se sot do të tregoheni zemërgjerë ndaj nevojave të deputetëve”, tha Dimovski.

Dimovski duke kërkuar që të mbarojë diskutimi për Zvërlevskin, paralajmëroi se do të sjellin ligj të ri për prokuror publik.

Për këtë ka reaguar Pavlle Bogoevski nga LSDM duke thënë se “fillimisht duhet të largohet kanceri nga gjyqësori e më pas të sillet ligj i ri për prokurori publike”.

Krahas kësaj, edhe seanca e sotme në Kuvend ka kaluar me replika dhe kundër-replika ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së duke u bazuar në faktin se në propozimin e Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski nuk janë dhënë arsye konkrete.

“Arsyeja që qëndron pas kësaj pike është partizimi i institucioneve”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev.

Ndërkaq koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Timisllav Tuntev edhe pse kërkoi që diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës të mbaronte sot, ajo nuk u bë.

Për arsyet e propozim-shkarkimit të prokurorit publik nga Qeveria e Maqedonisë kanë reaguar edhe nga koalicioni Rilindje me Besë. Deputeti Fadil Zendeli ka thënë se është irrituese dhe jo në nivel të një qeverie të përgjegjshme anashkalimi i rasteve gjyqësore ndaj shqiptarëve duke përfshirë vetëm rastet maqedonase si AKVA, Masat e Posaçme Hetuese te kryeministri, ndjekja e kundërshtarëve politikë nga opozita e atëhershme dhe bisedat e përgjuara si arsye për joprofesionalizmin dhe ndikimin politik të Marko Zvërlevskit.

Ata u shprehën se do të votojnë për shkakrimin e Zvërlevskit për shkak të rastit “Sopoti” dhe “Monstra”.

Përndryshe debati për shkarimin e Marko Zvërlevski po zhvillohet që tre ditë.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.

Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.

LEXO: Lëvizja BESA: Votojmë shkarkimin e prokurorit Zvërlevski për shkak të Monstrës dhe Sopotit (Video)

LEXO: Xhaferi e ndërpreu seancën e Kuvendit për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan të shkojnë në festë

LEXO: Zvërlevski ankohet se “e sulmon Qeveria”, pauzë e re në Kuvend

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button