PSP kërkon paraburgim për Gruevskin, Protugjerin, Bozhinovskin dhe Jankulloskën

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën e sotme për shtyp tha se do të kërkojë paraburgim për një lider të partisë politike, njofton Portalb.mk.

Në prezantimet të cilat PSP ua ka ndarë mediave shihet se në rastin “Titanik”, ekipi i Janevës kërkon paraburgim për Nikolla Gruevksin, Martin Protugjerin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskën.

Ndryshe, “Titanik”, është lënda e parë që prokuroria e ka hapur lidhur me krimet në procesin zgjedhor. Sipas prokurorisë, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

LEXO MË SHUMË: Rasti “Titanik” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button