Kushtet e Besës për pjesëmarrje në takim me Selën dhe Ahmetin

Lëvizja Besa ka dalë me njoftim në lidhje me takimin e nesërm të thirrur nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti për Deklaratën e përbashkët Shqiptare. Nga kjo pari thonë se do të marrin pjesë në takim vetëm nëse plotësohen disa kushte, përcjell Portalb.mk.

“Ashtu siç ju kishim njoftuar në një shkresë në krye të herës, për neve Tryeza e Partive Parlamentare nuk është kjo që e mendoni ju dhe ne nuk pranojmë improvizime karikaturale vetëm sepse dikush ka nevojë për protagonizëm politik.

Sidoqoftë, në interes të koordinimit të aktiviteteve të partive politike shqiptare në Maqedoni, ne jemi të gatshëm për takim përmbajtjesor, e jo ceremonial e për mashtrim të opinionit, andaj ju njoftojmë siç vijon:

  1. Për shkak se takimin që e keni ftuar në hotel “A. Palace” e konsiderojmë pluhur syve për opinionin shqiptar, vetëm sa për sy e faqe dhe pa asnjë përmbajtje, siç edhe dëshmon ftesa tuaj, ne ju propozojmë që takimi, në vend nëpër hotele, të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
  2. Nëse jeni vërtet të gatshëm që të flasim për avancimin çështjes shqiptare në Maqedoni, pra pa këso kalkulime mediale, ne ju ftojmë që të takohemi në hapësirat e Kuvendit, sepse duam të diskutojmë për gjëra thelbësore dhe nuk kemi kurrfarë kënaqësie që të fotografohemi me asnjërin nga politikanët që mund të jenë në atë takim.
  3. Propozojmë që takimi në Kuvend të koordinohet nga koordinatorët e grupeve parlamentare (ose përfaqësuesit e partive përkatëse), ndërsa në të të ketë dy pika të rendit të ditës:

1) Raport me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo;

2) Hartimi i planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimi i grupeve të punës për përpilimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button