Ahmeti fton në takim kryetarët e partive parlamentare shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka ftuar Kryetarët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët për të shqyrtuar zbatimin e Deklaratës së Përbashkët. Takimi do të mbahet nesër.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht ta mbikqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e rradhës të Kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë, më 28 qershor 2017 me fillim në ora 14:00 në hotelin Alexandar Palace në Shkup”, thuhet në ftesën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmuan pjesëmarrjen e Ziadin Selës ndërsa nga Lëvizja Besa konfirmuan për Portalb.mk se e kanë marrë thirrjen por ende nuk kanë vendosur a do të marrin pjesë në takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button