Tanevski: Gjysmë milion euro u dhanë kesh që kur Gruevski u bë kryeministër

Para disa javëve mora porosi trembëdhjetë faqeshe nga Gjorgji Tanevski, nëpërmjet avokates Svetllana Saviq, në të cilën sqarohet se është viktimë e proceseve të montuara politike për rastet që lidhen me ndërmarrjen “Jaka Tabak”, shkruan Gazeta Fokus, përcjell Portalb.mk.

Njeriu i parë i dikurshëm i “Jaka Tabak”, tash qiramarës në Burgun e Shtipit. Thotë se është njëri nga donatorët kesh të VMRO-DPMNE-së, dëshmitar i këso transaksione kesh “kasa pranues” të cilat iu dorëzuan Gordana Jankullovskës, me kërkesë të Nikolla Gruevskit.

Fakti se Prokuroria Speciale Publike (PSP) tashmë heton raste për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe fushatave të tyre si dhe pasivitetin e prokurorit të  “perfeksionuar” Marko Zvërlevski ndaj të gjitha këtyre dëshmive dhe dokumenteve, ishin nxitje për hamendesim të Tanevskit, i dënuar për 5 vjet, kurse në një rast tjetër me 4 vjet burgim.

Ai beson se tërë mashtrimi ndaj tij, por edhe ndaj Zagorac Tumbovski ishte i nxitur nga paranoja e shokut dhe bashkëpartiakut të tyre, Nikolla Gruevski se dëshmojnë dëshmi për financim kesh.

Përndryshe, Tumboski edhe në vitin 2014 është shprehur se Nikolla Gruevski nëpërmjet Gordana Jankullovskës ka pranuar para kesh.

Lexo më shumë në lidhje me Zagorac Tumboovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button