Tumbovski: Paratë ia kam dorëzuar Gordana Jankullovskës me urdhër të Gruevskit

Personi Zagorec Tumbovski që përmendet në aferën korruptive të kryeministrit Nikolla Gruevski, të prezantuar kohë më parë nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar për televizionin “Telma” se gjithçka është e vërtet.

Zagorec Tumbovski nëpërmjet një deklarate telefonike për televizionin “Tellma, thotë se dokumentet të cilët i ka publikuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev janë të vërteta.

Zagorec thotë se paratë vetë ia ka dorëzuar sekretares së përgjithshme të VMRO-DPMNE në atë kohë, Gordana Jankullovskës me urdhër të Nikolla Gruevskit.

“Vetëm unë dhe Gordana Jankulovska e dimë të vërtetën, e vërteta është një. Për këtë ekzistojnë dokumente, prova, fakte, dokumente origjinale dhe në çdo shtet më normal mund të bëhen ekspertiza dhe të vërtetohet edhe firma se kush i ka marrë paratë dhe prej kur daton letra, e kujt është fatura arka-pranoi, e kujt është vula”, u shpreh Zagorac Tumbovski.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska pohoi se e njeh Zagorac Tumbovskin, përmes kallëzimit penal, që u ngrit nga MPB-ja, në vitin 2007.

Lajme të ngjashme

Back to top button