Debati për pushimin e lehonisë nën hijen e deponisë së Strugës

Kuvendi edhe sot nuk arriti në pikën e 23 të rendit të ditës, votimi i zëvendësministrave të Qeverisë së Maqedonisë, pasi që gjatë tërë pasdites u debatua për pushimin e lehonisë e cila, për një kohë u la nën hije për shkak të iniciativës së VMRO-DPMNE-së që të zhvillohet seancë urgjente për çështjen e deponisë së Strugës, njofton Portalb.mk.

LEXO: Vllatko Gjorçev uzurpon foltoren, Talat Xhaferi kërkon ndërhyrjen e sigurimit për ta larguar (VIDEO)

Pas debatit dhe polemikave të shumta ku deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan kryeparlamentarin Talat Xhaferi se po luan me rregulla të dyfishta, ngaqë po u merr minuta nga koha e lejuar për replikë procedurale, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski debatin e shpërqendroi në deponinë e Strugës, duke akuzuar Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë se për rastin e  “Jugohromit” ajo e ngriti në këmbë tërë Maqedoninë, kurse për deponinë e Strugës ajo hesht.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov duke thënë se ky nuk është problem i sivjetmë, por që 11 vjet, dhe nëse VMRO-DPMNE-ja do të ishte kaq e brengosur do ta kishte zgjidhur problemin deri më sot.

LEXO: Kuvendi e përfundoi debatin për nismën qytetare për mungesë lehonie

Sërish, debati për pushimin e lehonisë arriti të përfundojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button