Kuvendi e përfundoi debatin për nismën qytetare për mungesë lehonie

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së pestë e përfundoi debatin për nismën qytetare të 2017 qytetarëve për miratim të ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune me të cilën kërkohet vazhdimi i pushimit të lehonisë nga nëntë në 18 muaj.

Votimi rreth kësaj pike, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të jetë në vazhdimin e seancës të enjten e ardhshme. Deputetët duhet të prononcohet për propozim konkluzionin se nisma nuk është e rregullt.

Ndryshe, pushimi i lehonisë nga 9 në 18 muaj do të jetë një mundësi që në të ardhmen do të përfitohet nga gratë që lindin.

Snezhana Kuzmanovska, që është pjesë e nismës qytetare pati shprehur se përmes propozimit të tyre kërkohet zgjatje e pushimit të lindjes me pagesë nga 9 në 18 muaj.  Sipas saj, kërkesa e tyre nuk duhet shikuar si pushim për nënat, por si mundësi edukimi për fëmijët.

“E kuptoj që kjo iniciativë ka një gabim në emërimim e ligjit, e kupotoj që do të thithë mjete financiare nga shteti, mirëpo ju porosisë që këtë kërkesë të mos e shihni si pushim shtesë për nënat, por si edukim shtesë për fëmijët”, tha Snezhana Kuzmanovska, qytetare.

LEXO: Debati për pushimin e lehonisë nën hijen e deponisë së Strugës

LEXO: Vllatko Gjorçev uzurpon foltoren, Talat Xhaferi kërkon ndërhyrjen e sigurimit për ta larguar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button