Remenski dhe bashkëshorti në PSP që të japin dëshmi për përgjimet
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski dhe bashkëshorti i saj, Jovçe Remenski, i cili është i punësuar në MPB, sot kanë ardhur në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për të dëshmuar për rastin “Target”, njofton Portalb.mk.
Në pyetjen e “SDK” se në çfarë cilësie kanë ardhur Remenski tha se “janë thirrur familjarisht si dëshmitarë në hetimin që e bën PSP për përgjimin e paligjshëm”.
“Katër vite kam qenë e përgjuar nga shërbimet, jemi këtu që të japim dëshmi”, tha Remenski.
Në rastin “Target” 10 të punësuar dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në mesin e të cilëve ka edhe persona me pozita të larta, janë të dyshuar se e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar.