Për 38 deputetë do të paguhet apanazh

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sot pranoi 38 kërkesat e deputetëve për apanazh nga përbërja e kaluar parlamentare, respektivisht kompensim mujor në vlerë prej 1.333 euro kurse të martën do të shqyrtohet edhe kërkesa për pension të një deputeti, njofton Portalb.mk.

Ndër kërkesat për apanazh janë nga Ramiz Merko dhe Hazbi Lika të cilët tashmë janë zëvendës-kryeministra të Qeverisë së Maqedonisë dhe Liljana Popovska e cila sërish u bë deputet. Merko, Lika dhe Popovska do të marrin kompensim për periudhën e ndërprerje së funksionit të deputetëve deri të emërimi i funksioneve të reja.

Deputetja Lubica Buralieva, sërish, ka parashtruar kërkesë për kompensim të pensionit i cila parashihet me ndryshimet e fundit në ligjin për rrogë dhe kompensim të personave të zgjedhur nga viti 2014.

Të martën do të votohet edhe përbërja e të gjitha komisioneve parlamentare. Ajo sot nuk ka ndodhur ngaqë një parti politike nuk ka parashtruar listë me propozim-anëtarët e komisionit, kurse tjera nuk ka pasur të kompletuar emrat.

Përbërja e verifikuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime do të vihet në votim të nesërmen, të mërkurën më 14 qershor.

 

______________________________________________________________________________________________

10.34

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sot do t’i shqyrtojë 39 kërkesat e deputetëve për apanazh, respektivisht kompensim mujor në vlerë prej 1.000 euro në afat prej shtatë ditësh, njofton Portalb.mk.

Deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati, sipas ligjit për rrogë dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe ligji për deputetë kanë të drejtë që në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes së funksionit të kërkojnë apanazh për një vjet.

Duhet të merret parasysh se krahas rrogës neto, kompensimeve për shpenzime për rrugë dhe pjesëmarrje në komisione të parlamentit, nga buxheti i Maqedonisë për deputetët shfrytëzohen edhe të ardhura për apanazh.

Apanazha paraqet kompensim shtesë për deputetët të cilëve u ka skaduar mandati prej deputeti kurse ende nuk kanë siguruar vend pune tjetër ose janë në prag të pensionimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button