39 deputetë kanë kërkuar apanazh

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime të premten do të vendos për kërkesat e 39 deputetëve të përbërjes së kaluar parlamentare për apanazh, respektivisht kompensim mujor në vlerë prej 1.000 euro në afat prej shtatë ditësh, njofton Portalb.mk.

Deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati, sipas ligjit për rrogë dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe ligji për deputetë kanë të drejtë që në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes së funksionit të kërkojnë apanazh për një vjet.

Duhet të merret parasysh se krahas rrogës neto, kompensimeve për shpenzime për rrugë dhe pjesëmarrje në komisione të parlamentit, nga buxheti i Maqedonisë për deputetët shfrytëzohen edhe të ardhura për apanazh.

Apanazha paraqet kompensim shtesë për deputetët të cilëve u ka skaduar mandati prej deputeti kurse ende nuk kanë siguruar vend pune tjetër ose janë në prag të pensionimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button