Dita e parë e seancës për forminin e Qeverisë: përplasen BDI dhe VMRO (FOTO+VIDEO)

19.20 – Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka ndërprerë seancën e sotme dhe ka caktuar seancë të re neser në ora 12.
Seanca e sotme kaloi me debat dhe përplasje rreth përdorimit të gjuhës shqipe dhe temave të tjea mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetëve të BDI-së dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së.
Seanca për votimin e Qeverisë sipas rregullores zgjat 2 ditë.

17.00- Polemikë procedurale ndërmjet Xhaferit dhe Gjorçevit, seanca vazhdon.

Pas replikave  për sa i përket inkriminimin të Bujar Osmanit dhe përdorimit të gjuhës shqipe në seancën kuvendore ku po diskutohet për përbërjen dhe programin e ri Qeveritar, mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Vllatko Gjorçev u shkaktua një polemikë jo edhe e shkurtër për çështje parimesh proceduralesh, njofton Portalb.mk.

Kryeparlamentari i cili në mënyrë procedurale fton të gjithë deputetët të marrin fjalën në foltoren e Kuvendit, ende pa e bërë për deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev, ky i fundit u gjend para foltores por që nuk u lejua të qëndrojë në të dhe të marrë fjalën ngaqë ende nuk ishte ftuar nga Xhaferi.

“Nuk mund të marrësh fjalën sepse nuk të kam ftuar në mënyrë procedurale. Të lutem shko në vend dhe prite thirrjen time. Pasi që të ftoj mund të vish këtu”, kështu u shpreh Xhaferi.

Edhe pse Xhaferi në vazhdimësi i thoshte Gjorçevit kështu, sërish ai qëndronte si në fotografinë më poshtë deri sa kryeparlamentari shpalli pauzë.

Untitled

16.15- Vazhdon seanca kuvendore ku po diskutohet në rendin e ditës për votim të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Seancën mund ta ndjekni: KËTU.

15.30 Ka filluar pjesa e tretë e seancës kuvendare

Pas pauzës njëorëshe është rikthyer puna në seancën kuvendore ku po diskutohet për inkriminimin apo jo të kandidatit për ministrin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

Ibrahimi: LSDM i fal personat e inkriminuar të BDI-së?!

14:10 – Reagon VMRO-DPMNE ndaj programit Qeveritar

Pas prezantimit të programit të ri Qeveritar nga mandatari Zoran Zaev, kanë reaguar nga VMRO-DOMNE. Ilija Dimovski e ka kritikuar programin e ri Qeveritar, por edhe disa nga të përzgjedhurit për ministra të ardhshëm.

Ai gjithashtu reagoi duke thënë se nuk ka hapësirë që t’i shqyrtojë propozimet e socialdemokratëve dhe partive të tyre koaliconuese përpara se të votohet Qeveria.

“Programi është marrë në ora 1:22 minuta mbrëmë dhe ja sot diskutojmë. Nuk kemi pasur kohë që ta diskutojmë të njëjtën”, tha Dimovski.

Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE

13:45 – Vazhdon seanca ndiqeni drejtpërdrejtë

Pas pauzës njëorëshe ka vazhduar seanca kuvendore në të cilën, Zaev e prezantoi programin e ri qeveritar dhe në të cilën pritet që të votohet Qeveria e re.

Video Alsat:

12:45 – Pushim njëorësh

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, pas fjalimit të Zaevit para deputetëve, do të pasojë debat, i cili do të vazhdojë pas pauzës njëorëshe. Orari i fjalimeve të deputetëve dhe ulja në sallën e Kuvendit ishte arritur në takimin e djeshëm koordinues tej kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në këtë takim nuk mori pjesë përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së.

12:30 – Zoran Zaev prezantoi programin e Qeverisë së re

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Kuvendin e Maqedonisë, sot e prezantoi programin e ri qeveritar, duke thënë se Qeveria e re do të angazhohet për integrim të vendit në strukturat euro-atlantike dhe se programi i Qeverisë së re do të jetë lëndë debati mes deputetëve, por edhe mes qytetarëve.

“Programi është dorëzuar në Kuvend dhe atë e kanë shqyrtuar të gjithë deputetët. Përbërja e Qeverisë përfshin të gjithë partitë si BDI dhe Aleancën për Shqiptarët. Programi përfshin pjesë të programeve të partive të cilat ishin pjesë e shumicës parlamentare. Qëllimi është anëtarësimi në BE dhe NATO , zhvillim i ekonomisë, zmadhim i rrogës mesatare për 16 mijë denarë. Për 30 mijë neto rrogë mesatare. Do të rrisë për 100% ndihmën ndaj ndërmarrjeve dhe ndermarrësve. Qeveria që në 100 ditëshin e parë do to paraqesë edhe arritjen e saj për të gjitha çështjet e premtuara paraprakisht. Qeveria do të sjell sistem të ri, me TVSH të ulët, do ta sjell tarifë të ulët të rrymës. Kush ka të ardhura më të vogla do të pagujë të tatime më të vogla. Do të ulet edhe pagesa për shërbim shëndetësor, për shërbimet komunale higjienike”, tha mes të tjerash mandatari i Qeverisë së re, Zoran Zaev.

Për më shumë ndiqeni videon:

11:45 – shumica parlamentare refuzon kërkesën e Dimovskit

Deputetët votuan kundër propozimit që në rend të ditës së seancës së sotme krahas votimit për Qeverinë të futet edhe propozimi i Dimovskit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor.

18817730_10209096043105560_309184768_o (1)

11:30 – Xhaferi hapi seancën konstituive në gjuhën shqipe, reagojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së 

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, fjalimin e tij të parë e bëri me hyrje në gjuhën shqipe, por shtoi se do të vazhdojë që seancat t’i udhëheq në gjuhën maqedonase për siç tha ai “nivel të tolerancës”.

Ai poashtu ka falënderuar gjithë ata që e kanë përkrahur për t’u emëruar kryetar i kuvendit.

Ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në fillim të fjalimit kanë reaguar deputetët e opozitës VMRO-DPMNE.

LSDM

“Në fillim ju njoftoj se ju filluat ta shkelni Rregulloren dhe ligjin për Gjuhën se në Nenin 2 thuhet se nëse gjuha e cila përdoret nga më pak se 20% e qytetarëve atëherë ajo nuk duhet të përdoret në Kuvend. Dhe e dyta se kjo seancë filloi me një njollë të madhe politike dhe demokratike. Ju vetë hyrët në lojë dhe e shkelët rregulloren për këtë pakënaqësi” tha Antonio Milloshovski

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, kërkoi që në mënyrë urgjente të miratohen ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor.

Goran Misovski, nga PRSD-ja theksoi se definitivisht pas 8 viteve nga foltorja me kënaqësi do t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kundërshtoi propozimin e Dimovskit të VMRO-së, sepse sipas tij nuk mund të hapet debat për asnjë ligj derisa nuk formohen komisionet parlamentare.

“Gjithnjë derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokojnë formimin e grupeve parlamentare dhe trupave kuvendore, Kuvendi nuk mund të hap debat pçër ndonjë propozim ligj”, tha Misovski.

11:15 – Filloi seanca e Kuvendit, të pranishëm janë edhe shumë policë dhe diplomat

Ka filluar seanca konstituive ku pritet që të votohet Qeveria e re, ndërkohë jashtë Kuvendit ka shumë forca policore.

18836501_10209095895861879_106308567_o

Taravari

Policia

10:45 – Sot mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë

Mandatari Zoran Zaev të dielën rreth mesnatës i dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Propozim-programin dhe Propozim-përbërjen e qeverisë së re. Seanca e Kuvendit u caktua për në ora 11. Sipas rregullores për punë të Kuvendit, Zaev do të ketë fjalim para deputetëve, pas çka do të vazhdojë debati. Rendi i fjalimeve të deputetëve është dakorduar në seancën e djeshme koordinative me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi. Në këtë seancë nuk mori pjesë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria duhet të zgjedhet dy ditë pas fillimit të seancës, respektivisht më së voni deri të mërkurën në mesnatë. Që ajo të zgjedhet, nevojitet të votojnë të paktën 61 deputetë.

Në Qeverinë e re ministra do të kenë LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat kanë shumicë prej 62 deputetëve në Kuvendin 120-anëtarësh.

Radmilla Shekerinskën është propozuar për ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski – i Punëve të Brendshme, Dragan Tevdovski – i Financave, Nikolla Dimitrov – i Punëve të Jashtme, Renata Deskoska – e Arsimit dhe Shkencës, Goran Sugarevski – i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski – i Bujqësisë, Mila Carovska – e Punës dhe Politikës Sociale, Damjan Mançevski – i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Robert Alagjozovski – i Kulturës. Koço Angjushev është propozuar për kryeministër i Çështjeve Ekonomike, ndërsa Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibrahimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostolovska për ministra pa dikaster.

Partneri i koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim, në seancën e kryesisë partiake vendosi që në kabinetin e ardhshëm të participojë me Hazbi Likën si zëvendëskryeministër të Sistemit Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë, Bujar Osmanin – zëvendëskryeministër të angazhuar për Eurintegrime, Sadulla Duraku – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ramiz Merko – ministër pa dikaster, Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë dhe Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Suhejb Fazliu, ndërsa ministër i Shëndetësisë Arben Taravari. Fazliu dhe Taravari janë propozime të Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button