Ibrahimi: LSDM i fal personat e inkriminuar të BDI-së?!

Në fillimin e pjesës së tretë të seancës së sotme kuvendore ku po diskutohet në rendin e ditës për votim të Qeverisë së re të Maqedonisë, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë ka dërguar pyetjet të shumta drejt qytetarëve dhe mandatarit për formim të Qeverisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ibrahimi ka vënë në dyshim mundësinë e faljes nga LSDM disa persona të BDI- së të cilët kanë qenë pjesë e përgjimeve të publikuara vite më parë nga kjo parti si të përfshirë në afera korruptive.

“Si ka mundësi që në përgjimet e publikuara vjet ata persona ishin persona të inkriminuar kurse sot janë pjesë e përbërjes së re Qeveritare. Ju vetë thatë se PSP ka përfunduar hetimin për ish ministrin e Shëndetësisë kurse sot del se ai nuk ka qenë pjesë e hetimeve të PSP-së. Tash dua të di se ju a e falët atë që ai është pjesë e qeverisë e cila duhej të ishte reformatore?! Dje BDI ua imponoi Xhaferin, sot ua imponon ministrat, a do të thotë kjo se BDI ka uzurpuar edhe Qeverinë e re e cila duhej të ishte reformatore dhe e cila nuk do të përfshinte njerëz të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në afera korruptive. Si ka mundësi që partia e cila për 10 vjet në pushtet me VMRO-DPMNE, ku bisedoi rreth 12 ditë me ata, sot është në Qeveri me LSDM-në”, tha Ibrahimi.

Duke iu drejtuar qytetarëve kësaj rradhe, Ibrahimi pyet: “A e pa dikush se cili është programi ndërmjet partive qeveritare, unë nuk e kam parë dhe besoj se as ju nuk e keni parë ?”

“Si ka mundësi që partitë të heqin dorë nga Platforma Shqiptare?!”, pyet Ibrahimi.

Por sërish ai vlerëson se ka gjëra pozitive në përbërjen e re qeveritare ku disa ministra “në CV kanë shkruar se duan të punojnë shumë për gjëra të mira” nga ku vlerësoi se “Lëvizja BESA dëshiroi të votojë për këtë kabinet qeveritar por me këtë përbërje dhe këto rrethana kjo nuk është e mundur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button