Zaev: Me Viçiqin nuk kemi biseduar për agjentin e Serbisë, por për bashkëpunim

“Edhe përkundër nevojës për perspektiva serioze evropiane si për gjithë rajonin, ashtu edhe për Maqedoninë dhe Serbinë, e kemi shfrytëzuar mundësinë që ta shtrijmë dorën dhe gjithsesi të shprehim keqardhje për disa deklarata të papajtueshme të cilat kanë dalë për shkak asaj që definitivisht duhet të punojmë për përmirësimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve”, deklaroi mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel në intervistë për AlXhezeira, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen gazetareske se a kanë biseduar me Vuçiq për lajmin që është publikuar në media se ngjarjet që ndodhën sulmin e dhunshëm në Kuvend ku brenda ishte edhe ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –BIA, Zaev theksoi se nuk kanë diskutuar për të gjatë takimit.

“Ne nuk kemi biseduar për përfaqësues të Shërbimit Sekret dhe të ngjashme, besoj se institucionet e të dy shteteve, Shërbimi ynë Sekret dhe Sherbimi Sekret i Serbisë do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. Ajo që është publikuar në media është e dukshme për të gjithë. Kemi biseduar për perspektiva, për nevojën e asaj se rajoni duhet sa më shumë të bashkëpunojë, nëse Maqedonia dhe Serbia më shumë bashkëpunojnë dhe Maqedonia me të gjitha vendet e rajonit atëherë edhe Bashkimi Evropian më shumë do të na respektojë dhe do të ketë më shumë arsye që t’i hap më shpesh dyert drejt anëtarësimit të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Zaev.

Ndryshe, Goran Zhivaleviq, është ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –AIS, ndërsa tash është zyrtar i cili punon në ambasadën në Shkup tashmë në mandatin e tretë. Ai ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet me grupën e turmës dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të Tellmës dhe Kohës ai aty edhe është fotografuar.

Goran Zhivaleviq për televizionin Tellma ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Kuvend pas detyrës zyrtare që të shoh se në incident a kanë marrë pjesë edhe persona nga Serbia, tifoz ose ekstremist.

LEXO: Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button