Këshilli i Vallandovës refuzoi kërkesën për referendum

Iniciativa “Shpëtim për Vallandovën” e cila dje kërkoi nga këshilli komunal i Vallandovës që t’i përgjigjet kërkesës për caktim të referendumit për hapjen ose jo të xeherores në rajonin e Kazandollit, nga kjo e fundit kanë shtyrë vendimin edhe për tre ditë, njofton Portalb.mk.

Komuna këtë vendim e arsyeton me nevojën për shqyrtim të komisionit për drejtësi me qëllim që vendimi të jetë sa më i drejtë.

Kërkesa nga kjo iniciativë është dërguar që më 25 prill të 2017, kurse prej atëherë ende nuk kanë marrë përgjigje nga komuna e Vallandovës se a duhet apo jo të mbahet referendumi.

Ndërsa, vendimin për shtyrje të vendimit edhe për tre ditë, bën që kjo iniciativë ta konsideron kërkesën si të papranuar ngaqë edhe po aq ditë skadon mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal.

Kujtojmë se kjo iniciativë e vallandovasve erdhi pas referendumit në Gjevgjeli ku banorët e këtij qyteti votuan “kundër” hapjes së xeheroreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button