Pas Gjevgjelisë, edhe vallandovasit kërkojnë referendum

Pas Gjevgjelisë edhe Vallandova përgatitet për referendum. Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri te komuna për caktim të referendumit për hapjen ose jo të xeherores në rajonin e Kazandollit, njofton Portalb.mk.

Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” fton për tubim publik në qendrën e qytetit. Siç thonë nga iniciativa qëllimi i tubimit është që të tregohet shqetësimi për pasojat e hapjes së mundshme të xeherores në afërsi të Vallandovës.

Nga “Shpëtim për Vallandovën” kërkojnë seancë publike me prezencë të qytetarëve dhe me pikë të vetme të rendit, caktimi i referendumit nëpërmjet së cilit njerëzit do të tregojnë mendimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button