Xhaferi thërret koordinim për të hënën?!

Nëse arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve lokale, të hënën do të mbahet seancë në Kuvend për vazhdimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi të hënën ka caktuar koordinim ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare për zgjedhjet lokale.

Deri sa koordinatorët e grupeve parlamentare merren vesh për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, të hënën do të jetë edhe seanca në të cilën do të shqyrtohen të ndryshimet e ligjeve me anë të së cilave propozohet vazhdimi i mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal.

Xhaferi dje i ftoi të gjitha partitë parlamentare që urgjentisht të bisedojnë për këtë problematikë ngaqë ajo është obligim i tyre.

“Sa i përket çështjes së komunave unë pres që partitë parlamentare ta përmbushin obligimin e tyre, të ulen bashkë dhe të zgjedhin problemin. Unë jam i gatshëm që të ndërmjetësoj komunikimin por jo edhe të zgjedh problemin. Ata duhet t’i kalojnë dallimet politike, por unë nuk mund të ju tregoj se si duhet të bëhet ajo”, tha Xhaferi

Ndërsa edhe pse seanca e ardhshme e Kuvendit duhej të ishte për formimin e Qeverisë, ai potencoi se mund të bëhen lëshime në këtë rast dhe nëse arrihet konsensusi politik për çështjen e komunave ai mundëson që seanca e parë të jetë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit të vetëqeverisjes lokale.

LEXO: Maqedoni, vetëm gushti dhe dhjetori nuk janë në lojë për zgjedhjet lokale të këtij viti

LEXO: Xhaferi: Nuk dua të trajtohem si pjesëtar politik, por si kryetar Kuvendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button