Bildt me pesimizëm e viziton sot Shkupin

15:05 – Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me Carl Bildtin

14:20 – LSDM tregon se çfarë kanë biseduar me BIldtin

12:58 – Bildt flet pas takimit me LSDM-në

“Nuk duket fundi i krizës kushtetuese në Shkup. Hendeqet duken ende më të thella. Situatë e vështirë”, me këto fjalë e paralajmëroi vizitën e sotme në Shkup, ish shefi i Qeverisë dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Carl Bild, njofton Portalb.mk.

Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov

Edhe pse nuk ka detaje për agjendën e takimeve, Bildt do të takohet me liderët e partive politike në vend për t’u dhënë rekomandime për dalje nga kriza politike.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk do të takohet me Bilditin, pasi që siç mësojnë mediat proqeveritare, “ai ka qasje jo-objektive ndaj gjendjes së brendshme politike në Maqedoni, por edhe për shkak të përpjekjeve të tija direkte për t’u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë”.

Bild ishte deputet special i BE-së për ish Jugosllavinë, përfaqësues i Bashkimit Evropian për Bosnje dhe Hercegovinën dhe deputet special në OKB për Ballkanin.

Vizita e tij është në kohën kur kriza politike ka arritur kulmin. Presidenti s’e jep mandatin për formim të Qeverisë, Parlamenti është i bllokuar, Qeveria është teknike, ndërkaq me skadimin e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, do të bllokohen edhe Komunat.

Carl Bildt
Carl Bildt

Bildt, disa herë është deklaruar për situatën politike në Maqedoni. Së fundmi, më 22 mars, ai tha se “luftërat si ato përpara 27 viteve në Ballkan nuk munden që të përsëriten, megjithatë, është i shqetësuar se ngadalë, por sigurt ky rajon u bë i ndezshëm” dhe se “shkëndija do të mundej të paraqitet në Shkup”.

Gjatë Samitit të Partisë Evropiane Popullore (PEP), tha se “partia qeverisëse maqedonase (VMRO-DPMNE, shkrim i redaksisë) po luan me zjarr në rajon dhe me jostabilitet edhe më të madh. A do të reagoj PEP?”.

Një ditë para saj, Bildt, e ka shpërndarë në rrjetin social “Twiter” postimin e ish ministrit ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë dhe ambasadorit të Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noev, i cili në një intervistë theksoi se “Maqedonia urgjentisht të kërkojë mision preventiv dhe stabilizues të Bashkimit Evropian në vend”.

Bildt, e ka shpërndarë duke shtuar se “vendosja e misionit paqësor të Bashkimit Evropian në Maqedoni është një hap radikal, por nëse gjendja përkeqësohet, duhet të kihet parasysh edhe mundësia e tillë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button