Bilt: Ballkani është ndezës, shkëndija mund të vijë nga Shkupi

Ish përfaqësuesi i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Karl Bilt, vlerëson se luftërat si ato përpara 27 viteve në Ballkan nuk munden që të përsëriten, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, edhe pse në tekstin autorial për internet portalin “Project Syndicate”, konstaton se sot situata është më ndryshe, ai prapë është i shqetësuar se ky rajon, “ngadalë, por sigurt u bë i ndezshëm” dhe se “shkëndija do të mundej të paraqitet në Shkup”.

Ai vlerëson se liderët evropian kanë pasur zgjedhje të qartë në Ballkan: Ose do të merren me problemet e mëtutjeshme ose do t’i presin problemet ballkanike që të merren me to.

Për atë, Bilt, propozon që të përshpejtohet procesi i zgjerimit edhe drejt anëtareve të reja, kështu që programi për “partneritet lindor” në BE të ndërrohet me “partneritet ballkanik”, e cila në fund do të sjellë deri në hyrjen e këtyre shteteve në Union.

Bilt është thotë se është i vetëdijshëm se për atë duhet kohë, megjithatë thekson se “patjetër duhet të fillohet me punë menjëherë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button