Ish shefi i diplomacisë suedeze, Bildt: Nëse bëhet më keq në Maqedoni duhet mision paqësor

Ish shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt, e ka shpërndarë në rrjetin social “Twiter” postimin e ish ministrit ministrit të Mbrojtjes së Bulglarisë dhe ambasadorit të Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noev, i cili në një intervistë theksoi se “Maqedonia urgjentisht të kërkojë mision preventiv dhe stabilizues të Bashkimit Evropian në vend”, njofton Portalb.mk.

Bildt, e ka shpërndarë ka shtuar se “vendosja e misionit paqësor të Bashkimit Evropian në Maqedoni është një hap radikal, por nëse gjendja përkeqësohet, duhet të kihet parasysh edhe mundësia e tillë”.

Këtë çështje e ngriti Noev, pas dërgimit të letrës së Gjorge Ivanovit deri te BE-ja, SHBA-ja, NATO dhe Turqia, për të kërkuar “ndihmë” që të hidhet poshtë Platforma Shqiptare, që sipas Ivanovit cenon sovranitetin dhe unitaritetin e Maqedonisë.

Letrën e presidentit Ivanov, Noev e konsideron si “njëfarë lloj SOS – sinjal dërguar deri te bashkësia ndërkombëtare se anija në Shkup po fundoset”.

LEXO: Bojko Noev: Maqedonia urgjentisht të kërkojë mision preventiv dhe stabilizues të BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button