Nikolla Gruevski e kërkon demokracinë që nuk e respektoi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e ka paralajmëruar atë të LSDM-së, Zoran Zaevin që “të mos luaj me demokracinë dhe popullin në Maqedoni, pasi që ky shtet nuk është i tij, por i popullit”, njofton Portalb.mk.

Kërkesa për demokraci e Gruevskin, vjen në kohë kur ai bashkë me bashkëpartiakun, presidentin Gjorge Ivanov, nuk e pranon shumicën parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur në rrugë demokratike – me zgjedhje kredibile.

Mosrespektimi i vullnetit të shumicës, para se gjithash është shkelje e demokracisë, ndërkaq këtë të fundit e konfirmoi edhe raporti i fundit i “Freedom Hause”, se pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Maqedoninë e solli në në nivelin më të ulët të demokracisë që nga vitit 2001 kur vendi u përball me konflikt të dhunshëm etnik. Në raport Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid.

Pasqyra nuk ka qenë fare më e mirë edhe në raportet paraprake të “Freedom House”. Maqedonia në fund të janarit u gjet në vendin e 57 sipas lirive, gjithashtu ashtu sikur edhe vjet, Maqedonia ishte në grupin e vendeve “pjesërisht të lira”. Rejtingu i lirive është vlerësuar me 3.5 nga nota më e lartë 7. Liritë politike u vlerësuan me notën 4, ndërkaq ata  qytetare me 3. Në raportin për Maqedoninë përsëritet se, sipas lirive të mediave, vendi bie në grupin e vendeve “jo të lira”.

Sundimi i ligjit në Maqedoni edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, mori notë negative.

“Vendi përballet me krizën më të madhe politike nga viti 2001. Demokracia dhe sundimi i të drejtës vazhdimisht janë sfidë veçmas për shkak të robërimit të shtetit e cila ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe fushave kyçe në shtet. Vendi vuan nga kultura politike të ndarjeve dhe mungesës së kapaciteteve për kompromis”, thuhet në Raport.

FH: Maqedonia me rënie më të madhe të demokracisë në Ballkan

FH: Maqedonia zyrtarisht vendi më i censuruar

FH: Populizmi dhe autokratët – kërcënim i dyfishtë për demokracinë në Maqedoni dhe botë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button