“Freedom House”: Maqedonia me rënie më të madhe të demokracisë në Ballkan

Maqedonia është në nivel më të ulët të demokracisë që nga vitit 2001 kur vendi u përball me konflikt të dhunshëm etnik. Kjo thuhet në raportin e ri të publikuar sot nga “Freedom House” të titulluar “vendet në tranzicion”, njofton Portalb.mk.

Në raport Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid.

Në të njëjtin grup me Maqedoninë janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Kosova si Ukraina  dhe Romania, gjegjësisht, ka bërë përparim dhe nga vendi me regjim autoritar gjysmë të konsoliduar, hyri në kategorinë me regjim hibrid. E përbashkëta e të gjitha vendeve është se ngadalë-ngadalë po e shkelin kualitetin e qeverisjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button