Kuvendi vazhdon me seancën konstituive (VIDEO)

Me gjysmë ore vonesë, ka filluar vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, njofton Portalb.mk.

Edhe sot, deputetët e VMRO-DPMNE-së, kanë vazhduar me bllokadën e foltores, duke replikuar dhe kundër-replikuar mes vete.

LEXO: Tufegxhiq: E pengoni jetesën e qytetarëve vetëm që të mos shkoni në Shutkë

LEXO: Bogoev: Nuk do të habitem nëse deputeti Dimitriev, parashtron pyetje për kryeministrin Dimitriev

LEXO: Grubi: BDI nuk merret me kantonizim dhe ndarje të Maqedonisë

LEXO: Muhiq: Votimi i shqiptarëve për LSDM-në, tregon rritje të vetëdijësimit

LEXO: Kuvend, përplasje mes Ademit dhe Dimovskit për moskoalicionimin VMRO-BDI

Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë: KËTU

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dje në ekspozetë e tyre kërkuan që të respektohet vullneti i shumicës gjatë zgjedhjes së kryetarit të Komisionit dhe të Kuvendit, që, siç theksuan, gjithmonë ka ardhur nga grupi parlamentar fitues.

Lidhur me përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sipas asaj që paraprakisht është dakorduar, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button