Bogoev: Nuk do të habitem nëse deputeti Dimitriev, parashtron pyetje për kryeministrin Dimitriev

“Derisa mandati ishte te Gruevski nuk u përmendëte asnjëfarë federalizimi dhe kantonizimi. Nga dita e parë që mandati nuk ishte në duart e tij, menjëherë filloi propaganda për Platformën nga Tirana. Pastaj filluan që të ndaloni me bursa, subvencione, të ktheni tarifën e shtrenjtë të rrymës, të replikoni vet me vete”, tha deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.

Bogoev për këto vlerësime u tirr në hulumtimin e agjencisë së lajmeve “Meta”, e cila e ka analizuar çështjen e emërimit të Deklaratës Shqiptare nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai tha se në këtë gjendje në Kuvend, nuk do të habitet nëse deputeti Emil Dimitriev do të dilte dhe prej këto do të parashtronte pyetje për kryeministrin, Emil Dimitriev.

Ilija Dimovski, në kundër-replikë “Meta-n” e quajti “fake news”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button