Grubi: BDI nuk merret me kantonizim dhe ndarje të Maqedonisë

“BDI nuk merret për kantonizim, binacionalitet ose ndarje të shtetit. Deklarata politike është bërë në Shkup dhe ajo është për Maqedoni evropiane për të gjithë qytetarët. Të gjitha pikat e deklaratës janë nga programet e partive shqiptare dhe në asnjë pikë nuk cenohet unitariteti i shtetit”, kështu porositi deputeti i BDI-së, Artan Grubi, nga foltorja e Kuvendit, në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, njofton Portalb.mk.

Ai tha se deklaratat, e siç tha ai, të ashtuquajturit president, Gjorge Ivanov, janë të pavërteta dhe se ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

“Debatin për simbolet shtetërore e hapën partitë maqedonase. Në Kuvend në vitin 2014 kemi folur për ndryshim të stemës”, tha Grubi.

Ai gjithashtu tha se do të dënohet edhe krimet që janë bërë ndaj maqedonasve, ndërkaq me deklaratën do të rritet edhe buxheti i komunave.

Sipas Grubit, Qeveria e re, Maqedoninë do ta kthejë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërkaq do të kthehen edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button