Komiteti i Helsinkit: Dënimi për Janevën e Fetain, precedent

Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut për muajin shkurt, dënimi i dy prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai me nga 2 mijë euro është cilësuar si precedent, njofton alsat-m, përcjell Portalb.mk.

Në raport thuhet se ky është rasti i parë në historinë e Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku një gjykatës dënon një Prokuror për mos respektim të gjyqit.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se kanë paraqitur ankesë ndaj gjykatëses Tatjana Mihajllova para Gjykatës së Apelit.

Ditë më parë gjykatësja Tatjana Mihajllova ndërpreu seancën gjyqësore ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe 15 të akuzuarve të tjerë për kryerjen e dhunës në Komunën Qendër, ndërsa shqiptoi gjobën me nga 2.000 euro ndaj prokuroreve të PSP-së, Katica Janeva dhe Fatime Fetai për shkak të mos respektimit të gjykatës.

LEXO: Kush është gjykatësja Tatjana “2.000 euro dënim për Janevën dhe Fetain” Mihajllova?

LEXO: Dorëhiqet kryetarja e Penales, Mihajllova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button