Katica Janeva dhe Fatime Fetai dënohen me nga 2.000 euro

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheqë gjykimin për protestat e dhunshme në Komunë Qendër, në seancën e sotme, i ka dënuar prokurorët e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai me nga 2.000 euro për mos-respektim të Gjykatës. Arsye për këtë ka qenë se prokurorja Fetai tha se proces-verbali i seancës së kaluar nuk ka qenë i sakt dhe nuk është shënuar plotësisht, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e kaluar opinioni u përjashtua nga një pjesë e gjykimit, ndërkaq në proces-verbal shkruan se opinioni është përjashtuar krejtësisht në pjesë tjetër të gjykimit. Ne kemi inçizme të cilat e tregojnë atë”, tha prokurorja Fetai.

Prokurorja Katica Janeva theksoi se jo vetëm Gjykata, por edhe PSP ka mekanizma me të cilat mund të përballet me sjelljet e këtilla të Mihajllovës, ajo shtoi gjithastu se “nuk kuptojmë pse lëndën do e dërgojnë në Këshillin e Prokurorëve, kjo është shumë qesharake, sepse fillimisht duhet ta dërgoj në Këshillin Gjyqësor”.

 

Për të akuzuarin Nikolla Gruevski dhe avokatin e tij, Nikolla Dodevski, sot seanca më shumë u ka ngjarë “cirkut e jo gjykimit të vërtetë”. Dodevski tha se ka marrë përshtypje se Janeva dhe Fetai duan ta sabotojnë punën e Gjykatës.

Sipas avokatit të Gruevskit prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dhe Fatime Fetai kanë penguar procedurën me kundërshtime të cilat nuk kishin baza ligjore.

“Sjellje frapante e Prokurorisë Speciale, nuk kam sqarim tjetër veçse një skenar i përgatitur mirë që të kryhet presion ndaj gjykatësit”, u shpreh Nikolla Dodevski, avokati i Gruevskit.

Sot ishte seanca e tretë përgatitore për problemet në Komunën Qendër gjatë vitit 2013. Diskutimi kryesor është anuluar, ndërkaq lënda është dërguar në Këshill të Prokurorëve.

Nikolla Gruevvski
Nikolla Gruevvski

Në seancën e kaluar të mbajtur në dhjetor të vitit 2016, Gjykata i ka refuzuar audio-inçizimet si dëshmi, ndërkaq ka refuzuar edhe dëshmitar të mbrojtur të Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, PSP më 15 shtator të vitit 2016, gjegjësisht në përvjetorin e formimit të saj ka ngritur aktakuzë kundër 14 personave prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës. Këta persona në propozim akuzën janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Ja çfarë ka dëgjuar opinioni për këtë ngjarje nga “bombat”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button