Fishkëllima dhe bërtitje kundër profesoreshës e cila u mundua t’i ndalojë nxënësit të protestojnë (VIDEO)

Me fishkëllima dhe bërtitje “Mallkuar qofshi tradhtarë” u prit një profesoreshë në gjimnazin e Prilepit e cila u përpoq që t’i ndalojë nxënësit të protestojnë para shkollës gjatë orëve mësimore. Nxënësit e mbledhur këndonin këngë patriotike dhe mbanin flamuj maqedonas, shkruan Telegraf.mk, njofton Portalb.mk.

Kjo është dita e tretë me radhë që nxënësit e gjimnazit “Mirçe Acev” dalin  prej orës mësimore për të protestuar kundër vendosjes së dygjuhësisë në territorit e Republikës së Maqedonisë. Megjithatë, në opinion ka reagime të ashpëra për pjesëmarrjen e fëmijëve në protesta dhe atë gjatë kohës së orës mësimore.

Këto ditë u shfaq edhe inçizim ku dëgjohet se drejtori i kësaj shkolle, i cili i bind nxënësit se duhet të dalin në protestë kundër Platformës së Partive Shqiptare.

Madje rreth pesëdhjetë prindër të fëmijëve-nxënës në Gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep, kanë mbajtur protestë paqësore përpara objektit të shkollës, të cilët e shprehën revoltën ndaj drejtorit, Kirill Nikollovski, i cili ka bërë thirrje që nxënësit të dalin në protestat e organizuara  nga VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve.

LEXOLSDM: Të ndërpriten presionet ndaj nxënësve për dalje në protesta, Qeveria e re ka plan për arsimin

LEXOAvokati i popullit: Të ndalojnë përpjekjet për involvim politik të nxënësve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button