LSDM: Të ndërpriten presionet ndaj nxënësve për dalje në protesta, Qeveria e re ka plan për arsimin

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një kumtese thotë se presionet ndaj nxënësve për  pjesëmarrje në protesta me retorike nacionaliste paraqesin vepër penale dhe se për të cilat duhet të ketë përgjegjësi, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE menjëherë t’i largojë duart nga nxënësit. Presionet dhe keqpërdorimet e nxënësve për pjesëmarrje në protesta me retorikë nacionaliste në të cilat përhapet urrejtje etnike janë vepra penale dhe për to do të ketë përgjegjësi. VMRO-DPMNE të ndalojë me kryerjen e  presioneve ndaj arsimtarëve dhe nxënësve. Arsimtaret dhe drejtorët e shkollave të marrin guxim dhe t’i kundërshtojnë porositë nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, e cila  kujdeset vetëm për të ikur nga përgjegjësia për miliona krime dhe keqpërdorime të bëra”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se me formimin e Qeverisë së re institucionet do të jenë vendi ku do të ndërtohen vlerat e një shoqërie të përbashkët.

“Ka ardhur koha për ndryshime themelore në arsimin e Republikës së Maqedonisë. Qeveria e re reformuese do ta kthejë dinjitetin e institucioneve arsimore të cilat do të jenë vend i parë ku duhet të ndërtohen vlerat e një shoqërie të përbashkët. Do të zhvillohet sistem i integruar arsimor, do të ketë produktivitet në punë dhe do riten mundësitë e vendeve të vogla kualitative. Për atë është e domosdoshme që Gjorgje Ivanov t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, pas të cilit qëndron shumica prej 700 mijë qytetarë, përkthyer përmes 67 nënshkrimeve të deputetëve” shtojnë në kumtesën e LSDM-së.

Ndryshe, disa ditë më parë rreth pesëdhjetë prindër të fëmijëve-nxënës në Gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep,  kanë mbajtur protestë paqësore përpara objektit të shkollës, të cilët e shprehën revoltën ndaj drejtorit, Kirill Nikollovski, i cili ka bërë thirrje që nxënësit të dalin në protestat e organizuara nga VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve.

Për më shumë lexo:

SKANDAL: Drejtori i nxit nxënësit për në protestat e VMRO-së, nxënësja: Nuk jemi këtu për politikë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button