Gruevski nuk paraqitet në Gjykatë, arsyeja – Fatime Fetai

Avokati Nikolla Dodevski njoftoi se të akuzuarit në rastin “Shuplakat” sot nuk kanë ardhur në seancë pasi që “nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, gjegjësisht nuk është vepruar sipas vendimit të Këshillit të Prokurorëve që të largohet prokurorja Fatime Fetai nga rasti”, raporton Portalb.mk.

Nga ana tjetër prokurorja speciale, Katica Janeva, tha se e kanë marrë dokumentin e Këshillit të Prokurorëve, por nuk njoftoi nëse do ta largojë Fetain nga lënda kundër ish kryeministrit dhe kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Gjykatësja e rastit, Tatjana Mihajllova, tha se me diskutimin kryesor të rastit do të fillojë në maj të këtij viti.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheqë gjykimin për protestat e dhunshme në Komunë Qendër, në seancën e fundit, i ka dënuar prokuroret speciale me nga 2.000 euro për mos-respektim të Gjykatës. Arsye për këtë ka qenë se prokurorja Fetai ka  thënë se proces-verbali i seancës paraprake nuk ka qenë i sakt dhe nuk është shënuar plotësisht.

Këshilli i Prokurorëve dje i doli në mbrojtje gjykatëses, Mihajllova, duke  thënë se Janeva dhe Fetai gjatë seancës së 22 shkurtit “e kanë shkelur Kodeksin Etik” dhe rekomanduan që të emërohen prokurorë të ri në rastin konkret.

LEXO: Kush është gjykatësja Tatjana “2.000 euro dënim për Janevën dhe Fetain” Mihajllova?

LEXO: Anevski mbron Mihajllovën: Janeva dhe Fetai e kanë ofenduar Gjykatën

LEXO: Katica Janeva dhe Fatime Fetai dënohen me nga 2.000 euro

Rasti “Shuplakat”

Ndryshe, më 15 shtator të vitit të kaluar, PSP ngriti akuzë kundër Gruevskit, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

Nikolla Gruevvski
Nikolla Gruevvski

Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, ashtu edhe siç e dëgjuam në “bombat” e LSDM-së, ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak të VMRO-DPMNE-së ta kryejnë dhunën ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe anëtarëve të Këshillit Komunal, gjatë protestave përpara objektit të Komunës.

Gruevski, dëgjohet në njërën nga “bombat” e LSDM-së duke e porositur Janakievskin që dikush nga partia “t’ua japë dy tre shuplaka”, kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button